OSBE dhe EBU sëbashku në ndihmë
të shndërrimit të transmetuesit publik
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, Bashkimi Evropian i Transmetuesve (EBU) dhe Radio-Televizioni Shqiptar (RTSH) nënshkruan sot një marrëveshje për veprimtari të përbashkëta në të ardhmen për të mbështetur shndërrimin e transmetuesit publik shqiptar në një transmetues publik të pavarur, profesional dhe të qëndrueshëm.
TIRANË - Prezenca e
OSBE-së në Shqipëri, Bashkimi Evropian i Transmetuesve (EBU) dhe Radio-Televizioni Shqiptar (RTSH) nënshkruan sot një marrëveshje për veprimtari të përbashkëta në të ardhmen për të mbështetur shndërrimin e transmetuesit publik shqiptar në një transmetues publik të pavarur, profesional dhe të qëndrueshëm.
Marrëveshja u nënshkrua në fund të një seminari strategjik dyditor, të organizuar nga Prezenca dhe EBU, me dhjetë anëtarë të rinj dhe kryetarin e Këshillit Drejtues të RTSH-së, Drejtorin e Përgjithshëm në detyrë dhe ekspertë ligjorë të RTSH-së.
Qëllimi kryesor i seminarit ishte shkëmbimi i ideve dhe i vizionit për shndërrimin e transmetuesit publik në Shqipëri, si dhe krijimi i një marrëdhënieje harmonike dhe mirëkuptimi mes anëtarëve të Këshillit, drejtuesve dhe ekipeve redaksionale për rolet e tyre në procesin e shndërrimit.
Gjithashtu, anëtarët e rinj të Këshillit u njohën me kornizën ligjore ekzistuese për transmetuesin publik në Shqipëri, përfshirë ligjin për mediat audiovizive, statutin e RTSH-së, rregulloren e Këshillit Drejtues, si dhe politikat editoriale.
Ekspertët e EBU-së paraqitën praktikat më të mira në krijimin e besimit dhe të përgjegjësive të qarta dhe në sigurimin e mirëkuptimit nga strukturat drejtuese. Ata paraqitën edhe parimet qeverisëse të medias në shërbim të publikut.
Seminari ishte pjesë e përpjekjeve të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri për të ndihmuar shndërrimin e RTSH-së në një transmetues të pavarur, profesional dhe të qëndrueshëm. Në nëntor 2013, Prezenca organizoi një konferencë kombëtare për reformën në transmetuesin publik. Një seminar rajonal për mediat në shërbim të publikut dhe për rritjen e besimit të publikut u organizua nga Prezenca, në nëntor 2014, në bashkëpunim të ngushtë me RTSH-në, EBU-në dhe UNESCO-n. Në mars dhe prill 2015, Prezenca e OSBE-së dhe EBU ofruan trajnim për gazetarët e RTSH-së lidhur me paanësinë dhe raportimin e zgjedhjeve.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
64.2%
-
Të gabuar
24%
-
Nuk kam mendim
11.8%
Vota total: 3861
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor 2024, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21