OSBE: Dhuna ndaj grave dominon shoqëritë në Shqipëri e Kosovë

OSBE: Dhuna ndaj grave dominon shoqëritë në Shqipëri e Kosovë

Organizata per Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka dalë me rezultatet e studimit ndoshta më të madh deri më tani për dhunën ndaj grave në Evropën Juglindore, të publikuar të mërkurën në Bruksel. Raporti është punuar pas anketimit të grave nga Bosnja dhe Herzegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia Veriore, Moldavia, Serbia, Shqipëria dhe Ukraina. Gjithsej, gjatë vitit 2018 janë anketuar 15,179 gra të zgjedhura mbi bazën e rastësisë, me qëllim të gjetjes së "natyrës së dhunës ndaj grave si dhe qëndrimin e tyre ndaj raportimit të dhunës”.

"Më shumë se dy të tretat e grave që jetojnë në rajon mendojnë se dhuna është bërë pjesë e përditshmërisë në vendet e tyre, ndërsa një e pesta mendojnë se dhuna është shumë e zakonshme”, ka thënë Thomas Greminger, sekretari i përgjithshëm i OSBE-së. "Këto janë fakte të papranueshme si nga aspekti human ashtu edhe nga spekti i sigurisë dhe stabilitetit, por edhe nga aspekti socio ekonomik”, ka shtuar ai.

Thomas Greminger Generalsekretär OSZE (picture-alliance/dpa/V. Belousov)

Thomas Greminger, Sekretar i Përgjithshëm i OSBE

Kosova dhe Shqipëria

Të dhënat paraqiten në përgjithësi dhe disa nga to janë të ndara sipas shtetit. Në një të dhënë, ku Kosova dallon shumë nga rajoni është në pyetjen nëse femra e ka për obligim të kryejë marrëdhënie seksuale me partnerin e vet edhe kur nuk nuk ka dëshirë. Njëzet e gjashtë për qind të grave të anketuara në Kosovë kanë menduar se e kanë këtë obligim, përderisa mesatarja në rajon është 17 për qind, ndërsa në Shqipëri është 19 për qind.

Sa i përket arsyetimit të marrëdhënies seksuale pa miratimin e gruas për shkak të rrethanave të ndryshme edhe këtu Kosova dhe Shqipëria e mbajnë përqindjen më të lartë të "tolerancës”. Seksi pa dëshirë në martesë arsyetohet nga 25 për qind të grave të anketuara në Kosovë dhe 17 për qind në Shqipëri, sa është edhe mesatarja në rajon.

Përderisa sa i përket ndërhyrjes nga jashtë në familje në rast dhune, 62 për qind e grave të anketuara të Kosovës kanë thënë se të tjerët duhet të ndërhyjnë, në Shqipëri ky numër është 56 për qind, ndërsa mesatarja është 48 për qind. Përgjigje negative në ndërhrjen nga jashtë më së shumti kanë dhënë gratë nga Moldavia, ku vetëm 41 për qind kanë thënë se palët e treta duhet të ndërhyjnë.  Forma më e përhapur e dhunës është ajo psikologjike nga partneri intim.

Fajësimi i viktimave

Sipas raportit, gratë viktima që janë edhe të fajësuara për dhunën, mendojnë se gratë duhet të urdhërohen nga burrat dhe se dhuna familjare duhet të jetë çështje private. "Të dhënat nga anketimi tregojnë, se besimi në nënshtrimin e gruas dhe heshtja e rrethit, vazhdon të dominojë në rajon dhe se gratë me besime të tilla janë viktimat më të shpeshta” thuhet në raport.

Sipas të dhënave nuk ka asnjë grup social të grave që është i përjashtuar nga mundësia e përjetimit të dhunës mirëpo disa grupe janë më të rrezikuara, këtu bëjne pjesë gratë që jetojnë në varfëri, varësi ekonomike dhe gratë me fëmijë. Raporti u prezantua të mërkurën në Bruksel. /DW

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur