OSBE: Dhuna në familje, ndërroni
mentalitetin, mos heshtni

OSBE: Dhuna në familje, ndërroni<br />mentalitetin, mos heshtni
TIRANË – Shqiptarët duhet ta ndryshojnë mentalitetin që e pranon dhunën ndaj grave dhe fëmijëve. Kjo dhunë është sot për sot, çështja më e ngutshme e të drejtave të njeriut në Shqipëri.
 
Kështu ëhstë shprehur sot, Kryetari i Prezencës së OSBE-së, Robert Ëilton, në një fjalim të mbajtur në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut.
 
Ëilton, shprehimisht, tha: “Dhuna në familje nuk mund të adresohet vetëm me mjete ligjore. Kjo nuk është vetëm punë e policisë dhe gjykatave. Duhet ta ndryshojmë mentalitetin që e pranon dhunën ndaj grave dhe fëmijëve. Duhet të mos e pranojmë aspak idenë se tradita apo kultura i bën disa sjellje të papranueshme disi më të natyrshme. Kultura e heshtjes duhet të marrë fund, tani.”

Prezenca e OSBE-së në Tiranë e ka mbështetur vazhdimisht çdo lloj veprimtarie kundër dhunës në familje e së fundi, ajo ka botuar edhe një libër ndihmës për ata që dhunohen me titull “Si të kërkojmë mbrojtje nga dhuna në familje”. Libri është një manual që iu ofron informacione të rëndësishme viktimave lidhur me mënyrën sesi të marrin masa mbrojtëse dhe të kërkojnë drejtësi.

Sipas statistikave të policisë, gjatë vitit të kaluar, 28 persona në Shqipëri, shumica gra, humbën jetën si pasojë dhunës në familje.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Periódico’: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një perlë me peizazhe spektakolare dhe qytete historike

Media spanjolle ‘El Periódico’: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një perlë me peizazhe spektakolare dhe qytete historike