“U bëj thirrje të gjitha palëve të mos harrojnë që i marrin karriget për ti shërbyer popullit dhe duhet një kod zgjedhor i miratuar në mënyrë konsesnale që të jetë gati për zgjedhjet e ardhme. Duhet një president konsensual. Shpresoj të shoh një proces me frymë të mirë e kushtetues që tregon sesi politikanët mund të bashkohen. Dialogu përcjell sinjalet më shpresëdhënëise. Konsensusi politik për cështjet themelore është i nevojshëm do ta ndihmojë Shqipërinë në rrugën drejt BE”- deklaroi ambasadori i OSBE i pranishëm në ambientet e Kuvendit ku u përurua rikonstrusioni i sallës së komisionit të ligjeve, si dhe salla e re e gazetarëve. Rikonstruksioni u bë i mundur me mbështetjen e Prezencës së OSBE-së.
Lidhur me ndërtimin e sallës së re për gazetarët Wollfarth vërejti se parlamenti duhet të jetë i hapur për mediat. “Përvec investimit të deritanishëm parlamenti duhet të hapë dyert e medias për të qenë nsy dhe dhe vesh i publikut. Informimi për publikun detyrë e parlamentarëve”
Në fillim të fjalës së tij Ambasadori i shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave të aksidentit në Himarë, ndërsa i uroi shërim të shpejtë të plagosurve.
Të pranishëm ishte dhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen Wollfarth dhe zëvendësambasadori gjerman Erik Tintrup.
(sg/shqiptarja.com)