OSBE: Duhet të ndryshoni
lëndën e Edukatës Qytetare

OSBE: Duhet të ndryshoni<br />lëndën e Edukatës Qytetare
TIRANE- Tekste të mbingarkuara me koncepte dhe që janë shumë pak pranë formimit të një qytetari, plot me gabime, jo në përshtaje me zhvillimin moshor të të rinjve dhe që konceptimi i temave nuk ka ardhur sipas rendit të duhur, pra temat e lehta në fillim dhe më pas të vështirat. Këto kanë qenë vetëm disa nga problemet që një grup ekspertësh, të mbështetur nga një projekt i OSBE, kanë gjetur në librat e "Edukatës Qytetare" që zhvillojnë nxënësit e klasave të 9, 10 dhe 11-a në arsimin tonë parauniversitar.
Pikërisht për këtë arsye, gjatë ditës së djeshme është zhvilluar një tavolinë e rrumbullakët mes ministrisë së Arsimit dhe OSBE me rekomandimet përkatëse se si duhet të ndryshojnë këto libra, në mënyrë që të përgatisin një qytetar me vlera. "Përputhja e njohurive me zhvillimin moshor të të rinjve, nga mosha 14-17 vjeç; rikonceptimi i programit nga burimi kryesor i edukimit të qytetarisë në burim alternativ që plotëson, qartëson, përforcon ashtu si edhe ndreq njohuritë që të rinjtë sot marrin si në sasi, por edhe cilësisht nga agjencitë socializuese; trajtimi jo i barazvlefshëm i të gjithë kapitujve, por sipas peshës specifike që secili zë në formimin; njohuritë e reja duhet të zënë më shumë vend se sa ata të cilat njihen nga nxënësit, priorizimi i temave që kanë lidhje direkte me edukimin shoqëror sesa atyre me vlerë anësore ose dytësore.
Gjithashtu duhet t'u lihet më shumë kohë në dispozicion autorëve për të hartuar një tekst, t'i lihet më shumë kohë në dispozicion komisionit përkatës për të vlerësuar dhe për të përzgjedhur një tekst dhe të mos bëhen ndryshime kaq të shpeshta për përdorimin e një teksti, pasi kështu jo vetëm shmangen kosto të shumta, por edhe dalin rezultate më efikase mbi produktivitetin e tij", - kanë qenë këto rekomandimet që OSBE i ka adresuar ministrisë së Arsimit, për hartimin e kurrikulave të reja. OSBE gjithashtu ka rekomanduar që të paktën koha e përdorimit të një teksti të jetë së paku tre vjeçar.
TAKIMI
Në treyzën e rrumbullakët të organizuar një ditë më parë pikërisht për kurrikulën e lëndës së "Edukatës Qytetare" kanë qenë të pranishëm ambasadori i OSBE në vendin tonë, Eugen Wolfarth, zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj dhe ajo e Integrimit, Grida Duma, e cila ka qenë dhe një nga anëtarët e grupit të punës që ka bërë studimin mbi kurrikulën e kësaj lënde. "Qytetaret janë pak ose aspak të përfshirë në inciativat sociale dhe politike. Të rinjtë jo vetëm duhet të njohin se si funksionojnë institucionet demokratike, por ato duhet të jenë pjesë e zhvillimit të tyre", - kështu ka deklaruar ambasadori i OSBE në Tiranë Eugen Wollfarth.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë