OSBE e BE: Reformë të plotë
deri në pranverën e 2012
Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, mirëpret vendimin zyrtar të Kuvendit për ngritjen e një komisioni të posaçëm për reformën zgjedhore dhe përgëzon të gjitha palët politike për angazhimin e tyre në dialogun e nevojshëm ndërpartiak për arritjen e këtij vendimi.
Menjëherë psa miratimit të Komisionit për reformën zgjedhore erdhën dhe mesazhet e përfaqësuesve ndërkombëtarë. Ambasadori i
OSBE-së, Eguen Wollfarth duke mirëpritur ngritjen e këtij komisioni tha se “Shqipëria ka zgjedhur të ndërmarrë një rrugë konstruktive përpara". Duke i bëri apel partive të nisin sa më parë punën, nxit palët që të "prodhojë një reformë të plotë, dhe jetëgjatë deri në pranverën e vitit 2012, bazuar në një konsensus të gjerë". Edhe ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi, i cili ishte i pranishëm në Kuvend për të ndjekur punimet e seancës përshëndeti konsensusin mes partive politike për ngritjen e komisionit parlamentar për reformën zgjedhore. Në një prononcim për mediat pas daljes nga Kuvendi, ambasadori Sequi theksoi "se sot ishte një ditë positive për Parlamentin shqiptar". Sipas tij procesi do të bëjë të mundur realizimin e reformave të rëndësishme të vendit.
DEKLARATA E OSBE-se WOLLFARTH “Shqipëria ka zgjedhur të ndërmarrë një rrugë konstruktive përpara. E mirëpres vendimin zyrtar të Kuvendit për ngritjen e një komisioni të posaçëm për reformën zgjedhore dhe përgëzoj të gjitha palët politike për angazhimin e tyre në dialogun e nevojshëm ndërpartiak për arritjen e këtij vendimi. Ky është një fillim inkurajues. Tani është e rëndësishme që të gjitha palët politike të vazhdojnë të punojnë në partneritet të vërtetë për të shënuar një progres real dhe thelbësor në çuarjen përpara të reformës zgjedhore dhe axhendës më të gjerë të reformave. I nxis anëtarët e komisionit që të garantojnë që procesi i debateve dhe vendimmarrjes të jetë i hapur, gjithëpërfshirës, konstruktiv dhe transparent. Partitë politike tani duhet të mbështesin miratimin e ndryshimeve të nevojshme legjislative për të pasqyruar rekomandimet e bëra nga Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OSBE/ODIHR), si dhe standarde të tjera ndërkombëtare përkatëse për zgjedhje demokratike. I nxis drejtuesit e partive kryesore politike të garantojnë që ky proces, tashmë në rrugë e sipër, të prodhojë një reformë të plotë dhe jetëgjatë deri në pranverën e vitit 2012, bazuar në një konsensus të gjerë. Prezenca e OSBE-së mbetet e gatshme të kontribuojë më tej në procesin e reformës zgjedhore dhe në pjesë të tjera të axhendës së reformave, në përputhje me mandatin e saj”.- thuhet ne deklaraten per shtyp te OSBE
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11363
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Akuzat për paligjshmëri në garën për drejtorin e RTSH, OSBE: Të jetë proces i bazuar në meritë! Gonzato: Të sigurojmë transparencë
31 Janar, 17:36
-
Rikuperimi i aseteve të paligjshme, ambasadori Tarran: Forcojmë bashkëpunimin, të shtohen përpjekjet në luftimin e krimit të organizuar
30 Janar, 17:59
-
26 vite nga Masakra e Reçakut, presidenti Begaj: Lavdi përjetë burrave dhe grave të Kosovës që qëndruan për lirinë e saj
15 Janar, 09:18
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor 2024, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27