OSBE: E mirëpresim rezultatin,
do bashkëpunojmë me qeverinë e re

TIRANE - Kryetari në detyrë i Prezencës së OSBE-së, Robert Wilton, mirëpret përfundimin e procesit zgjedhor në Shqipëri dhe pret të bashkëpunojë me Kuvendin e ri. Kështu ka bërë të ditur sot, zyra e shtypit e OSBE-së në Tiranë, sipas së cilës, Wilton mirëpriti përfundimin e procesit zgjedhor në Shqipëri që u shënua sot me shpalljen e rezultatit përfundimtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. 

“Ne tani presim me dëshirë të bashkëpunojmë me parlamentin dhe qeverinë e re, që shpresoj se do të konstituohen pa vonesë, për ta shtyrë përpara axhendën e reformave të vendit dhe për të fuqizuar shtetin e së drejtës.
 
Një demokraci funksionale – e cila ishte një aspiratë e shprehur nga qytetarët në votime – mund të arrihet vetëm me pjesëmarrjen dinamike të të gjitha partive të përfaqësuara në Kuvend,”-  tha Ëilton. 

“Nxitja e marrëdhënieve mes një Kuvendi të fortë e transparent dhe zgjedhësve të tij është një ndër veprimtaritë thelbësore të OSBE-së në Shqipëri dhe ne do të punojmë ngushtësisht me Kryetarin dhe anëtarët e Kuvendit për ta mbështetur këtë proces”. 

Në përfundim të deklaratës së tij, Ëilton  shtoi se Prezenca e OSBE-së do të vijojë të jetë aktive në punën e saj lidhur me zgjedhjet në vend, duke u bazuar, gjithashtu, edhe në gjetjet dhe rekomandimet e raportit të ardhshëm përfundimtar të Misionit të OSBE/ODIHR-it për Vëzhgimin e Zgjedhjeve. 
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
 

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

U shpall fajtor për rastin 'Stormy Daniels', Trump i tërbuar në rrjetet sociale: Gjueti shtrigash, njerëzit janë me mua

U shpall fajtor për rastin 'Stormy Daniels', Trump i tërbuar në rrjetet sociale: Gjueti shtrigash, njerëzit janë me mua