/ATSH/.- Misioni i OSBE-së në Kosovë do të organizojë sot në Prishtinë një forum me temë pronën dhe të drejtën e banimit për përfaqësues të gjitha komuniteteve, që jetojnë në Kosovë, ministritë relevante dhe Agjencinë Kosovare të Pronës.
Sipas KosovaPress, qëllimi i forumit, sipas një njoftimi për media, është të identifikojë përmirësimet e nevojshme në kornizën e tanishme ligjore dhe të politikave, si dhe zgjidhjet për çështjet e hapura që lidhen me shpronësimin e tokës, rregullimin e vendbanimeve joformale, si dhe parandalimin e uzurpimit të paligjshëm.
Në takim do të flasin Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtic, dhe Kordinatori për të Drejta Pronësore në Zyrën e Kryeministrit Muhamed Krasniqi.
/Shqiptarja.com