Miatovic shkon dhe më tej kur kërkon të clirojë median nga cdo lloj penalizmi jo vetëm nga ana e politikanëve dhe autoritetev, por dhe nga njerëzit e thjeshtë.
“Të hiqet nocioni i shpfijes mbi median jo vetëm nga politikanët, por dhe njerëzit e thjeshte” është shprehur përfaqësuesja e OSBE.-s. Ndër amendimet që iu bënë së fundi Kodit Penal mgjithë iniciativën e opozitës për ta kaluar në kodin civil, vepra e dekriminalizimit të fyerjes dhe shpifjes mbeti sërish në Kodin penal, por me ndryshimin që tashmë nuk parashikohet më burgimi.
Ndërkohë që u caktua se masa e gjobës duhet të shkojë deri në 3 mijë lekë të reja. Një tjetër ndryshim ishte shfuqizimi i atyre neneve të kodit penal që parashikonin dënim me burg dhe gjobë në rast të shpifjes dhe fyerjes për shkak të detyrës për zyrtarët dhe Presidentin e Republikës. (ns/shqiptarja.com)