OSBE: Fushata zgjedhore mund
të rrezikohet nga paratë e krimit

OSBE - ODIHR-i kanë parashikuar që të sjellin në Shqipëri 330 vëzhgues për zgjedhjet e 18 qershorit.
 
OSBE dhe ODIHR-i do t’u kërkojë Shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së të dërgojnë 30 vëzhgues afatgjatë dhe 300 afatshkurtër për të vëzhguar zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë.
 
Në raportin paraprak të publikuar gjatë kësaj të enjteje, misioni ngre shqetësimin se mungesa e dialogut mes partive mund të minojë zhvillimin e zgjedhjeve në 18 qershor, madje shton se edhe fushata mund të ndikohet nga paratë e krimit.
 
“Bashkëbiseduesit e misioneve tona shprehin shqetësim në lidhje me keqpërdorim të mundshëm të burimeve shtetërore gjatë fushatës dhe ndikimin e saj nga para të paligjshme të grupeve kriminale"- shkruhet në raport.
 
Ndër të tjera theksohet se “që nga shkurti i këtij viti PD ka bojkotuar parlamentin dhe po drejton protesta publike duke kërkuar qeveri teknike për të krijuar kushte për zgjedhje të besueshme".

"Qeveria nuk ka i dhënë asnjë zgjidhje këtyre kërkesave dhe kritikon opozitën për bllokim të padrejtë të reformave të nevojshme. Ekspertët e OSBE kanë shprehur shqetësimin se situata aktuale politike dhe mungesa e dialogut mund të minojë zhvillimin e zgjedhjeve”- vijon raporti.

 
/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Lezhë, ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara! Plagoset drejtuesi

Aksident i rëndë në Lezhë, ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara! Plagoset drejtuesi