OSBE: Gruaja pengesa
përfshirjeje në politikë

OSBE: Gruaja pengesa<br />përfshirjeje në politikë
Ambasadori i OSBE-se në Tiranë, Eugen Wollfarth, në Konferencën e zhvilluar me temën “Rritja e rolit të gruas në qeverisje: Premtim i mbajtur?” deklaroi se është arritur diçka, por se ka ende shumë për të bërë për këtë. Platforma Kombëtare për gratë ka mundur të impenjojë 1500 gra në parti të ndryshme, por rezultati i përshirjes në 30 përqind kuota rozë, është akoma shumë larg.

“Nivelet aktuale mbeten qartë jo shumë të larta - 17% (në parlament) dhe 12.4 % këshilltare femra.
Këtu lind pyetja pse nuk u zgjodhën më shumë gra kandidate. Më lejoni t'ju kujtoj se: objektivi ishte 30% ose më shumë.
Duket se pengesat ndaj rritjes së pjesëmarrjes së grave ekzistojnë ende në shumë parti politike që nuk respektojnë kuotën gjinore, në strukturat e administratës zgjedhore që nuk marrin masa për zbatimin në mënyrë rigoroze të kuotës gjinore, dhe në mungesën e dukshme të proceseve të brendshme demokratike në partitë politike”, tha kreu i OSBE.

“Le të shohim sa seriozë do të tregohen partitë politike, veçanërisht partitë e mëdha, për 'të arritur standardet' në përmbushjen e detyrimeve të tyre demokratike, në mënyrë që 50% e popullsisë të mund të thonë fjalën e tyre për mënyrën si duhet qeverisur ky
50% e popullsisë të mund të thonë fjalën e tyre për mënyrën si duhet qeverisur ky vend”.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari