OSBE i bashkohet apelit të SHBA:
Mos lejoni kriminelët në Kuvend

OSBE përmes një statusi në Twitter ka mbështetur deklaratën e Ambasadës së SHBA për largimin e Armando Prengës nga Kuvendi dhe kërkon vigjilencë për të mos lejuar kandidimin e kriminelëve në zgjedhjet e 18 qershorit.
 
"I bashkohemi apelit të Ambasadës së SHBA. Qytetarët dhe institucionet të ndalojnë kriminelët të kandidojnë" thuhet në statusin e OSBE.
 
Prezenca e OSBE në Shqipëri në muajt e fundit ka bërë disa herë thirrje që qytetarët shqiptarë të mos votojnë për kandidatët me precedent penal në zgjedhjet parlamentare.
 
OSBE ka qenë në qendër të debatit edhe përsa i përket votimit elektronik, që opozita e ka vendosur kusht.
 
Ambasadori i OSBE është shprehur kundër kërkesës së PD, pasi sipas tij nuk ka kohë për një gjë të tillë.
 
Sipas tij, ndryshimet që mund t’i bëhen legjislacionit në minutë të fundit mund të dëmtojnë besimin e publikut te procesi.

dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës