OSBE:Incidentet në Shkup, aspekt 
ndëretnik! Maqedonia drejt ndarjes!

OSBE:Incidentet në Shkup, aspekt <br />ndëretnik! Maqedonia drejt ndarjes!
OSBE-ja vlerëson se marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni, janë tepër të rënda, dhe në vazhdimësi mund të shtohen tendencat drejt ndarjes. Këto dy referime u raportuan nga Komisionerja e lartë për Komunitetet Astrid Thors, e cila raportoi në Vjenë, pas vizitave që zhvilloi me autoritetet qeveritare dhe krerët politikë të vendit. Në seancën e këshillit të përhershëm të OSBE-së, Thors i kërkoi qeverisë që këtë mandat të ri ta orientojë më së shumti tek dialogu dhe bashkëpunimi etnik, i cili është një nga elementët kyç të stabilitetit politik dhe ekonomik të vendit. 

Polarizimi etnik i shoqërisë ishte në qendër të diskutimeve të mia me lidershipin politik në Shkup, gjatë muajit Qershor. Fatkeqësisht, tendencat drejt ndarjes janë duke u konsoliduar më shumë dhe incidentet po marrin një aspekt ndër-etnik. T’i adresosh këto incidente, si thjesht çështje sigurie, nuk mjafton. Edhe pse kjo është më se e qartë për liderët politike, nuk ka një marrëveshje mbi mënyrën se si duhet adresuar kjo çështje. Unë vizitova qeverinë, duke kërkuar që ajo të përdorë mandatin e ri të saj, për të punuar drejt dialogut dhe bashkëpunimit përtej spektrit etno-politik. Kjo është një nga kushtet për ndërtimin e konsensusit politik”, theksoi Astrid Thors.

Komisionerja e Lartë e OSBE-së Thors thekson më tej se dialogu dhe bashkëpunimi ndër-etnik do të mundësonin edhe shqyrtimin e pritur pas 13 vitesh, të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, për të nxjerrë në pah politika të së ardhmes. Ndërkaq, pas referimit të saj, ambasadori amerikan në të njëjtën organizatë ka kërkuar me këmbëngulje që OSBE-ja të mbetet e angazhuar me liderët në Maqedoni, për të inkurajuar dialogun në vend. 

Në Maqedoni, tensionet ndëretnike gjithnjë e më shqetësuese vazhdojnë të manifestohen përmes protestave dhe dhunës, gjatë fundjavës. Shpalljet e fundit të vendimeve gjyqësore nga raste kriminale kanë përkeqësuar tensionet e vazhdueshme ndër-etnike. Ne ju lutemi që të mbeteni të angazhuar me liderët politikë dhe qeverinë, për të inkurajuar dialogun dhe reformat veçanërisht në arsim, për integrim të mëtejshëm të shoqërisë, dhe përmirësim të marrëdhënieve ndëretnike”, tha Daniel Baer, ambasador i SHBA-së në OSBE.

Situata ndëretnike u vu në fokus të vëmendjes ndërkombëtare pas valës së protestave të fundit, kundër dënimeve me burgim të përjetshëm të të pandehurve shqitparë në rastin “Monstra”. Edhe nga partia shqiptare në pushtet gjykojnë se procesi ka mungesë transparence dhe faktesh. Degradimi i protestave në dhunë dha sinjalin e brishtësisë së marrëdhënieve ndëretnike, dhe së shpejti, ato do të jenë edhe në qendër të takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare./Alsat-M/

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Media: Biden dhe Macron do të shpallin armëpushimin në Liban nesër

Media: Biden dhe Macron do të shpallin armëpushimin në Liban nesër