OSBE ka deklaruar se ka qenë viktimë e një sulmi shumë të madh kibernetik gjatë muajit nëntor, duke rrezikuar informacionet që kalonin në rrjetin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

“OSBE-ja ka qenë viktimë  e një sulmi kibernetik në fillim të muajit nëntor, i cili ka vënë në pikëpyetje besueshmërinë e rrjetit të brendshëm informatik”, është shprehur për mediat, Mersiha Caussevic, zëdhënëse e organizatës në selinë e Vjenës.

Gjithashtu ajo ka shtuar se ky sulm kibernetik nuk ka mundur të ndërpresë  funksionimin  e rrjetit.

Ndërkohë sipas mediave, një agjenci perëndimore e shërbimeve sekrete ka identifikuar si autorë të sulmit një grup hakerash rus të njohur si APT28.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com