VIENE- Në raportin e saj për gjendjen në Shqipëri dhe veprimtarinë e prezencës për periudhën shtator 2012-tetor 2013,
OSBE ka lëshuar alarmin se edhe Shqipëria ka rrezik potencial për ndonjë rrjedhje kimike aksidentale, për shkak të rreth 90 tonëve municion të tepërt.
Gjatë raportit të prezantuar në Këshillin e Përhershëm të OSBE në Vjenë, Ambasadori i prezencës së OSBE në Shqipëri, Florian Raunig vuri në dukje se 80 tonë lëndë të dëmshme, ruhen ende në kushte të papërshtatshme. Sipas raportit, falë pajisjeve të siguruara nga Prezenca përmes një projekti jashtëbuxhetor, proceset përçmontimin e municionit tani mund të ecin në vijimësi.
“Për më tepër, ka nisur faza e parë e një projekti për asgjësimin e të gjitha stoqeve të lëndëve kimike në repartet ushtarake. Në çështjet ushtarake, Prezenca ka nxitur një qasje rajonale ndaj procesit të çmilitarizimit duke kërkuar bashkëpunim me Misionet e OSBE-së në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi; duke mbështetur pjesëmarrjen e Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë në takime rajonale; dhe duke shfrytëzuar kanalet institucionale rajonale”, vë në dukje raporti.
Së bashku me Ministrinë e Mbrojtjes, Prezenca e OSBE në vendin tone po jep mbështetje në çmilitarizim për të ulur rrezikun e shpërthimit apo rrjedhjes kimike aksidentale që kanoset nga këto municione.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
57.2%
-
Jo
40.2%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 4964
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15