OSBE: KKRT e RTSH, vegla
të qeverisë me projektligjin e ri
OSBE-ka shpreh shqetësimin se nga projektligji për veprimtarinë audio-vizive në Shqipëri rrezikohet që KKRT-ja dhe RTSH-ja të mbeten instrumente të shumicës parlamentare.
AUSTRI –
OSBE-ka ka publikuar sot raportin vjetor mbi lirinë e mediave, dorëzuar nga përfaqësuesja për lirinë e medias, Dunja Mijatovic. Në kapitullin për Shqipërinë, shprehet shqetësimi se projektligji për veprimtarinë audio-vizive në Shqipëri rrezikon që KKRT-ja dhe RTSH-ja të mbeten instrumente të shumicës parlamentare. Mijatovic shprehet më pas se për këtë ajo ka vënënë dijeni edhe Kryeministrin Berisha.
Mijatovic, në raport, shkruan: "Më 1 mars i kam shkruar kryeministrit Sali Berisha, duke shprehur shqetësimin në lidhje me draftin e ligjit për veprimtarinë radio-vizive, duke sugjeruar se drafti i miratuar nga Komiteti i Arsimit dhe Medias, nuk ka qenë në konsensus me KKRT-në dhe transmetuesin publik, RTSH-në. Ky projektligj rrezikon që të dy institucionet të mbeten instrumente politike të shumicës parlamentare. Zyra ime do të vazhdojë të monitorojë zbatimin e legjislacionit të ri", - shprehet Mijatovic në raportin e saj për Shqipërinë.
PERKTHEHET RAPORTI I ODIHR, MUNGOJNE DY PARAGRAFE Raporti i parë i ndërmjetëm i publikuar nga zyra e ODIHR në faqen e saj në internet, është përkthyer edhe në gjuhën shqipe.
Ky raport është hartuar nga misioni vëzhgues i zgjedhjeve të 23 qershorit i cili po zhvillon punën e tij në Shqipëri që prej nisjes së fushatës.
(Foto: Raporti i ODIHR)Por në variantin e përkthyer vihet re se janë dy paragrafe që nuk pasqyrohen, krahasuar me variantin në gjuhën angleze.
(Foto: Varianti i përkthyer në shqip i raportit të ODIHR)Por edhe pse materiali i përkthyer saktëson se versioni zyrtar është vetëm ai në gjuhën angleze, ky lloj përkthimi mund të krijojë probleme në përballjet politike dhe debatet rreth raportit.
Konkretisht në variantin origjinal në hapësirën e medias në fushatë thuhet se “në 18 maj
OSBE-ODIHR vendosi të krijojë grupin hetimor dhe cilësor të mediave që mbulojnë fushatën zgjedhore”. Në dokument thuhet se mediat i kanë kushtuar vëmendje mbulimit të zgjedhjeve kryesisht duke u fokusuar tek partitë e mëdha.
“Pavarësisht se ndalohet nga ligji, spotet e financuara nga Ministria e Mborjt4es, Ministria e Punëve Publike, Transporteve dhe telekomunikacionit, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Shërbimi Postal Shqiptar, në të cilat reklamohen arritjet e tyre, transmetohen në TVSH, Tv Klan, News 24 dhe Ora News”, shkruhet në raportin origjinal.
Dhe me sa duket këto paragrafë në versionin e përkthyer të raportit nuk ekzistojnë.
Redaksia online
(e.s/l.ç/ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.3%
-
Jo
30.5%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3652
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor 2024, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
Përjashtimi i Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së, Lulzim Basha: Vendimi ishte i drejtë, do ta merrja sërish
5 Dhjetor 2024, 20:11
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Hasani pret kreun e OSBE, zv/kryeministrin e Maltës, ministri: Mbështetje për rrugën tonë drejt BE-së! Borg: Inkurajojmë Shqipërinë për integrim, goditje korrupsionit
13 Nëntor 2024, 10:29
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18