OSBE: Koha e duhur të merrni
vendimet e duhura për reformat

OSBE: Koha e duhur të merrni<br />vendimet e duhura për reformat
TIRANE- Ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth deklaron se është koha e duhur për miratimin e reformave.  “Zhvillimet ligjore në Shqipëri janë kyçe. Zakonisht zhvillimet ligjore përkthehen në proces reformash. Është shumë e rëndësishme në këtë proces të bëhen përgatitjet në kohën e duhur dhe me përgatitjet e duhura. Integrimi në BE do të thotë shumë, do të thotë stabilizim zhvillim i mëtejshëm ekonomik, social e politik. Do ishte mirë të shihnin marrjen e vendimeve të mira në kohën duhur, dhe kjo është koha e duhur.”- tha Wollfarth në një prononcim për gazetarët menjëherë pas një takimi që zhvilloi në bashkinë e Durrësit.

Ambasadori i OSBE-së i bëri sot apel politikës që të gjejë dialogun për të vazhduar me reformat, siç bënë me heqjen e imunitetit dhe Kodit Zgjedhor. Madje ai shprehet optimist se në parlament mund të gjendet zgjidhja në momentin e fundit.

“Ne kemi parë në muajt e fundit hapa të rëndësishëm në procesin e reformave si ajo e heqjes së imunitetit reforma e Kodit Zgjedhor. Do ishte mirë të vazhdoni me reformat. Këto janë vendime që merren në parlament”- tha Wollfarth duke u shprehur optimist se ‘sheh shenja të dialogut në parlament, dhe elementet e fundit kontribuohen në momentin e fundit.”
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura