OSBE/Korrupsioni: Dënoni zyrtarët, paçka lidhjeve me politikën

Drejtësia shqiptare duhet të japë rezultate konkrete në dënimin e zyrtarëve publikë të dyshuar për korrupsion, pavarësisht lidhjeve të tyre me politikën. Është ky apeli që dha kreu i OSBE në vendin tonë, Florian Raunig dhe si shembullin që duhet ndjekur në luftën antikorrupsion dha numrin e lartë të denoncimeve që ILDKPI ka bërë ndaj zyrtarëve sa i përket deklarimeve të pasurisë së tyre.

Ai vizitoi dje mjediset e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ku pati një takim me kreun Shkëlqim Ganaj dhe me një grup inspektorësh.

“Rritja e numrit dhe e nivelit të zyrtarëve që do të kontrollohen plotësisht, numri i rasteve të denoncuara deri më tani në Prokurorinë e Përgjithshme, si dhe gjobat, tregojnë se ILDKPKI po luan rol më aktiv në përpjekjet ndaj korrupsionit. Këto përpjekje duhet të mbështeten më tej nga e tërë korniza antikorrupsion, përfshirë qeverinë, Kuvendin e Prokurorinë e Përgjithshme. Duhet të bëhen përpjekje duke arritur rezultate konkrete në dënimin e zyrtarëve publikë të dyshuar për korrupsion, pavarësisht nivelit dhe lidhjeve të tyre politike”, tha Raunig.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Rrëzimi i avionit në Lituani, ngrihen dyshime se mund të jetë i lidhur me sabotim