OSBE: Kuvendi të
vendosë së shpejti

OSBE: Kuvendi të <br />vendosë së shpejti
TIRANË - Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen Wollfarth, mirëpriti sot zgjedhjen e një kandidati për postin e Avokatit të Popullit.
“I përshëndes hapat që janë hedhur kohët e fundit, si dhe përgatitjet e Partisë Socialiste për të propozuar një kandidat për postin e Avokatit të Popullit”, tha Wollfarth. “Ky është një hap kyç për plotësimin, më në fund, të këtij institucioni, pas mbetjes bosh të pozicionit që në fillim të vitit 2010, në mënyrë që zyra e Avokatit të Popullit të funksionojë sërish me efikasitet të plotë”.
Kryetari i Prezencës ka shprehur vazhdimisht shqetësimin e tij për moszgjedhjen e Avokatit të Popullit brenda afateve të duhura.
“Shpresoj që Kuvendi të marrë një vendim, së shpejti, në lidhje me emërimin e Avokatit të ri të Popullit, i cili do të kontribuojë efektivisht në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve në marrëdhënie me administratën publike”, tha ai.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë