OSBE vlerëson se projektligji u përmirësua ndjeshëm në krahasim me vitin 2010, kur u paraqit për herë të parë në komisionin parlamentar të ligjeve. Përmirësimet ishin, në një shkallë të madhe, rezultat i konsultimeve publike me aktorët e interesuar.
“ Kjo, së bashku me një atmosferë pune konstruktike në komision, është një faktor nxitës për reforma të mëtejshme dhe për veprimtarinë e Kuvendit”, ka dekalruar Wollfarth.
Ligji i miratuar sanksionon kritere të qarta për përzgjedhjen dhe ngritjen në detyrë të gjykatësve të gjykatave administrative, në mënyrë transparente, bazuara tërësisht në meritat e tyre dhe duke u kushtuar vëmendjen e duhur kualifikimit profesional, integritetit, aftësive dhe efiçencës së tyre. Për herë të parë, ky ligj parashikon një shqyrtim të pavarur gjyqësor, i cili do të bëjë të mundur shqyrtimin nga ana e gjykatave të çdo shkeljeje të ligjit të kryer nga organet administrative, duke përfshirë këtu mungesën e kompetencave, papërshtatshmërinë procedurale dhe rastet e shpërdorimit të detyrës.
(jd/shqiptarja.com)