Ky është paralajmërimi që ka bërë dje misioni i OSBE-së, me ç`rast ka shpalosur detaje të marrëveshjes për lehtësimin e zgjedhjeve parlamentare e presidenciale të Serbisë.
Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Verner Almhofer, ka bërë të ditur se në ditën e zgjedhjeve më 6 maj, OSBE-ja do të hapë 28 qendra lëvizëse të votimit në gjithë Kosovën, me gjithsej 90 vendvotime.
Zyrtarë të OSBE-së kanë sqaruar se sa i përket listës me numrin e votuesve, ajo nuk është në përgjegjësinë e tyre, mirëpo kanë bërë të ditur se janë rreth 110 mijë persona me të drejtë vote.
/rg/shqiptarja.com/