OSBE marrëveshje me policinë
shkencore për rritjen e standardeve
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Laboratori Qendror i Policisë Shkencore të Polonisë nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin e aftësive të policisë shkencore shqiptare.
TIRANË - Prezenca e
OSBE-së në Shqipëri dhe Laboratori Qendror i Policisë Shkencore të Polonisë nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin e aftësive të policisë shkencore shqiptare.
Ky partneritet synon rritjen e standardeve të punës së policisë shkencore në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.
Prezenca do ta mbështesë Drejtorinë e Policë Shkencore në përmirësimin e ekzaminimit të provave dhe të proceseve analitike. Kjo do të bëhet përmes zhvillimit të trajnimeve të standardizuara dhe blerjes së pajisjeve. Prezenca e OSBE-së do të punojë nga afër me aktorë të tjerë ndërkombëtarë për ta ndihmuar Shqipërinë në ngritjen e një baze të dhënash të AND-së dhe për akreditimin e procesimit dhe analizës, për të siguruar që vendi të plotësojë standardet më të larta të laboratorëve ndërkombëtarë të policisë shkencore.
“Lufta kundër krimit ndërkombëtar kërkon standarde dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Shqipëria duhet të ketë shërbime të policisë shkencore të plota dhe të qëndrueshme”, tha Robert Ëilton, nënkryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, i cili firmosi marrëveshjen në emër të Prezencës.
Robert Ëilton, nënkryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ne firmosjen e marrëveshjes .“Këto duhet të përfshijnë jo vetëm ekspertizën në një sërë disiplinash, por edhe aftësinë për të plotësuar standardet ndërkombëtare në mbledhjen e provave, analizimin dhe raportimin, përfshirë akreditimin”, theksoi Ëilton.
Nga ana polake, marrëveshja u nënshkrua nga Ëlademar Kraëczyk, drejtor i Laboratorit Qendror të Policisë Shkencore të Polonisë, i cili ndodhet në Shqipëri për të forcuar bashkëpunimin profesional dhe për të shqyrtuar aftësitë e policisë shqiptare në këtë fushë.
Në veprimtari morën pjesë edhe ambasadori i Polonisë në Shqipëri, Marek Jeziorski, zëvendësministri i Brendshëm Ilirjan Mustafaraj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
51.1%
-
Jo
46.5%
-
Nuk e di
2.3%
Vota total: 7061
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15