OSBE me gjimnazistët, aktivitet
për perceptimin e demokracisë

TIRANE- Rreth 60 të rinj nga Lezha, Kukësi, Shkodra, Puka dhe Korça, kanë dhënë opinionet e tyre me anë të eseve, për mënyrën se si e konceptojnë demokracinë. Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Florian Raunig, gjatë takimit me të rinjtë pjesëmarrës në këtë aktivitet ka thënë se perceptimi i tyre për demokracinë, është një tregues i qartë se si funksionon sistemi në vendin tonë.

Në takim ka qenë e pranishme edhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila u ka kërkuar të rinjve, që të jenë këmbëngulës në kërkesat e tyre ndaj institucioneve, si e vetmja formë për të ecur përpara.

Për 4 esetë më të mira, u shpërndanë edhe certifikata mirënjohje. Të rinjtë po sot, në kuandër të projektit të OSBE për njohjen e institucioneve shtetërore kanë zhvilluar një vizitë edhe në zyrën e presidentit të Republikës, kryeministrit të vendit dhe kryetarit të Parlamentit.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Gruaja që braktisi Kanadanë me të bijën për të ndjekur misionin shpirtëror, historia në podcastin 'Flasim'! Rama: E dashuroj paqen, por nuk e gjej

Gruaja që braktisi Kanadanë me të bijën për të ndjekur misionin shpirtëror, historia në podcastin 'Flasim'! Rama: E dashuroj paqen, por nuk e gjej