OSBE memorandum me bashkitë
në Fier e Lushnjë për transparencë
Prezenca e OSBE-së, me fonde të qeverisë italiane, ka ndërmarrë një projekt për të përmirësuar llogaridhënien dhe transparencën në bashkitë e Fierit dhe të Lushnjës dhe për të zvogëluar mundësitë për korrupsion.
TIRANË - Prezenca e
OSBE-së, me fonde të qeverisë italiane, ka ndërmarrë një projekt për të përmirësuar llogaridhënien dhe transparencën në bashkitë e Fierit dhe të Lushnjës dhe për të zvogëluar mundësitë për korrupsion.
Një mjet kyç në arritjen e këtyre objektivave do të jetë fuqizimi i ndërveprimit me shoqërinë civile.
Memorandumi i mirëkuptimit për këtë projekt u nënshkrua sot në mjediset e Prezencës së OSBE-së, nga kryetari i saj, Ambasadori Florian Raunig, dhe kryetarët e bashkive të Fierit dhe Lushnjës, Baftjar Zeqaj dhe Fatos Tushe, në praninë e Konsullit të Parë të ambasadës italiane, Marcello Cavalcaselle.
“Korrupsioni gërryen fondet publike dhe besimin e qytetarëve tek institucionet. Por ekziston një kurë për këtë të keqe dhe ajo fillon me rritjen e transparencës dhe të ndërveprimit mes qeverisë vendore dhe qytetarëve.
Në fund të këtij projekti, shpresojmë që institucionet të ofrojnë shërbime publike më të mira për qytetarët e Fierit dhe Lushnjës dhe të jenë më të përgjegjshëm ndaj tyre. Falënderojmë këto dy bashki për gatishmërinë për të filluar këtë qasje të re kundër korrupsionit së bashku me ne,” tha ambasadori Raunig.
Veprimtaritë e projektit përfshijnë një anketim për perceptimin e qytetarëve për korrupsionin në bashki, një raport për vulnerabilitetin ndaj korrupsionit në bashki, me rekomandimet përkatëse, dhe përgatitjen e instrumenteve që bashkia mund të përdorë për të promovuar transparencën dhe përmirësuar besimin e qytetarëve te pushteti vendor. Organizatat e shoqërisë civile dhe bashkitë do të ndajnë përvojat e tyre në një seminar rajonal, i cili do të shërbejë për rritjen e ndërgjegjësimit në lidhje me masat antikorrupsion.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.2%
-
Jo
52.6%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 1963
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56