TIRANË - Shqipëria do të dërgojë dy vëzhgues në Krime, si pjesë e misionit të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin Europian (OSBE). Lajmi është bërë i ditur nga kryeministria. “Dëshirojmë të informojmë opinionin publik se Shqipëria ka vendosur të kontribuojë me dy vëzhgues në misionin e OSBE-së në Krime”, thuhet në deklaratën e kryeministrisë.
Në deklaratën e shpërndarë thuhet se: “Me kërkesë të Ukrainës, dhe në zbatim të Kapitullit III të Dokumentit të Vjenës për Besimin Reciprok dhe Ndërtimin e Masave të Sigurisë, ky mision përbëhet nga më shumë se 25 vende anëtare të OSBE-së ku përfshihen SHBA, vende Evropiane dhe përfaqësues të Qendrës së Parandalimit të Konflikteve të OSBE-së”.
“Ky mision vëzhgimi bazohet në një nga mekanizmat më të rëndësishëm të OSBE-së për ndërtimin e mirëbesimit, dhe përfshin inspektime dhe misione vëzhguese në territorin e një vendi anëtar të organizatës që ka forca të armatosura”, përfundon deklarata e bërë nga selia e qeverisë së Shqipërisë.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Kriza në Ukrainë