Shfaqja e sotme është në kuadër të projektit të OSBE-së për nxitjen e diskutimeve për të shkuarën e Shqipërisë, i cili realizohet me fonde të qeverisë gjermane. Ajo është gjithashtu pjesë e kalendarit të Tetorit Gjerman. Në fillim të shfaqjes, të pranishmit do t'i përshëndesë zëvendëskryetari i Prezencës së OSBE-së, Robert Ëilton, ndërsa, pas saj, do të ketë një diskutim me publikun për temën e së kaluarës së Shqipërisë.
Vepra "Ata hynë pa trokitur", e autorit dhe regjisorit Armand Bora, trajton të kaluarën komuniste të Shqipërisë. Në qendër të saj është një çift - interpretuar nga aktorët Alfred Trebicka dhe Rozi Kostani - që presin të vijë policia për t'i marrë e dërguar në burg apo më keq. Vepra është shfaqur në nëntor 2014 në Tiranë dhe, më pas, edhe në festivale në rajon. Shfaqja është e hapur për të gjithë.
Ajo do të ngjitet në skenën e shkollës së mesme artistike, "Prenkë Jakova", Rr. Hoti në qytetin e Shkodrës.