OSBE thirrje për përfaqësim
më të madh të grave në politikë
Me afrimin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave, Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Florian Raunig, theksoi nevojën për një rritje të dukshme të përfaqësimit të grave në politikën shqiptare, si një element kyç për zhvillimin e mëtejshëm të demokracisë.
TIRANË- Me afrimin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave, Kreu i Prezencës së
OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Florian Raunig, theksoi nevojën për një rritje të dukshme të përfaqësimit të grave në politikën shqiptare, si një element kyç për zhvillimin e mëtejshëm të demokracisë.
“Përfaqësimi i ndjeshëm i grave në vendimmarrje është thelbësor për çdo vend që dëshiron të arrijë potencialin e tij të plotë. Shqipëria ka bërë përparim të dukshëm, veçanërisht përmes rritjes së numrit të grave në qeveri në 30 për qind”, tha Raunig. “Megjithatë, ka ende sfida, pasi gratë përbëjnë vetëm 20 për qind në anëtarëve të Kuvendit, dhe veçanërisht në qeverinë vendore, ku vetëm 12 për qind e anëtarëve të këshillave bashkiakë dhe vetëm një për qind e kryetarëve të bashkive e komunave janë gra”.
Raunig përshëndeti nismën e grave deputete dhe të organizmave të tjera për të rritur numrin dhe pjesëmarrjen e grave në politikë. “Disa parti politike janë zotuar se do ta rrisin numrin e grave në listat e kandidatëve. Kjo është për t’u lavdëruar dhe shpresojmë të jetë një tregues që klasa politike shqiptare synon ta trajtojë seriozisht çështjen e barazisë gjinore në politikë. Po ashtu, është thelbësore që partitë t’i vendosin gratë në pozicione të tilla në listat e kandidatëve që u japin një mundësi të ndershme dhe realiste për t’u zgjedhur”, tha ai.
Me afrimin e zgjedhjeve vendore të 2015-s, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i ka shtuar përpjekjet për të promovuar barazinë gjinore dhe për t’i fuqizuar gratë për të marrë plotësisht pjesë në jetën publike dhe politike. Prezenca po rrit kapacitetet e tyre për t’u paraqitur si kandidate në zgjedhje dhe po lobon për zbatimin e plotë të kuotës gjinore në Kodin Zgjedhor – si në germë, ashtu edhe në frymë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38%
-
Jo
52.9%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 2160
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56