OSBE ndihmon ringritjen e grupit
parlamentar të grave në Kuvend
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi sot një takim me gratë deputete, për t’i mbështetur ato në ringritjen e grupit parlamentar të grave në Kuvendin e Shqipërisë.
TIRANË -
OSBE ndihmon deputetet për ringritjen e grupit parlamentar të grave në Kuvendin e Shqipërisë
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi sot një takim me gratë deputete, për t’i mbështetur ato në ringritjen e grupit parlamentar të grave në Kuvendin e Shqipërisë, një strukturë e cila nuk ka qenë aktive gjatë katër vjetëve të fundit.
“Në çështjet gjinore, sikurse edhe në fusha të tjera, Parlamenti jo vetëm që shërben si një pasqyrë e shoqërisë, por shërben edhe si shembull për t’u ndjekur. Ai mund t’i kundërvihet pabarazisë në të gjitha veprimtaritë e veta, duke filluar nga përgatitja e buxhetit e duke mbaruar me hartimin dhe vlerësimin e politikave”, tha Robert Wilton, zëvendëskryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.
“Duhet të ndryshojnë jo vetëm modalitetet, por edhe mendësitë e njerëzve, me qëllim që interesat e grave dhe të burrave të promovohen në mënyrë të barabartë. Kjo do të bëjë që vendi të përfitojë nga potenciali i plotë i të gjithë qytetarëve të tij. Ky është edhe synimi i mbështetjes së OSBE-së për deputetet e Shqipërisë, me qëllim që të rritet kohezioni dhe ndikimi i tyre”, shtoi Wilton.
Grupi parlamentar i grave në Kuvendin e Shqipërisë u themelua në vitin 1995 dhe u ringrit në vitin 2008 me mbështetjen e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri. Grupi parlamentar dha kontributin e vet në miratimin e Ligjit për Barazinë Gjinore në vitin 2008 dhe në përfshirjen e kuotës gjinore në Kodin Zgjedhor, i cili parashikon se të paktën 30 për qind e emrave në listën e kandidatëve për çdo zonë zgjedhore duhet t’i përkasë secilës gjini.
Përfaqësimi i grave në Kuvendin e Shqipërisë u rrit paksa nga 16.4% në vitin 2009 në 17.8% në vitin 2013. Qeveria e re ka bërë të ditur se ministrat, të cilët kanë edhe mandat deputeti, do të heqin dorë prej këtij të fundit, dhe një zhvillim i tillë pritet ta rrisë edhe më tej numrin e grave deputete, në përputhje me Kodin Zgjedhor.
Gjatë takimit, mbajtën fjalime përpara grave të pranishme përfaqësueset e tri partive kryesore politike; Olta Xhaçka (Partia Socialiste); Albana Vokshi (Partia Demokratike); dhe Klajda Gjosha (Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Ministre e Integrimit Evropian). Po ashtu, gra deputete nga Evropa Juglindore ndanë përvojat e parlamenteve të tyre në këtë drejtim.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
57.9%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 4888
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15