OSBE-ja, bashkë me shumë organizata ndërkombëtare dhe qeveri të huaja, ka mbështetur propozimin për reformimin e sistemit të drejtësisë që lëngon nga korrupsioni. Kreu i OSBE, Raunig beson se reforma është një mundësi ideale për të riformësuar rrënjësisht sistemin gjyqësor shqiptar, në mënyrë ai t’u shërbejë më mirë qytetarëve dhe të luftojë korrupsionin e përhapur. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri po punon me disa programe në sektorin e drejtësisë, siç janë zhvillimi i Shërbimit të Provës për të mundësuar reformën e sistemit të burgjeve.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)