Carolina Ramos da Costa, shefja e zyres politike të kësaj organizate ka zhvilluar një takim me nje perfaqësi të komunitetit Hinarjot të drejtuar nga kreu u Aleances për mbrojtjen e tokave të Bregdetit Nikollaq Neranxi.
Sipas tij, në Himarë nuk janë certifikuar banesa që kanë mbi 300 vjet histori ndërsa në çdo zonë tjetër janë legalizuar edhe ato të ndërtuara në vitet e fundit. Neranxi tha se kjo padrejtësi që po i bëhet banorëve të Himarës po merr interes ndërkombëtar.
Neranxi ka apeluar që pronarët e banesave të kësaj zone mos të kthehen në ish=pronarë por të marrin atë që meritojnë pasi qeveria aktualisht nuk ia njeh pronën dhe nuk përfshin asnjë lloj kompensimi për ta.
‘’Unë edhe si banor i Himarës dëshiroj që pushteti vendor e qendror të na trajtojë njësoj si qytetarët e tjerë të gjithë Shqipërisë. Thuhet që në gjithë Shqipërinë janë legalizuar ndërtimet pa leje, po në Himarë nuk janë legalizuar as ndërtime e vjetra. Ajo që po ndodh me bregdetin është akoma më e rëndë sepse po shohim qëndrimin e pushteti vendor dhe qendror, ku shprehen se do i prishin shtëpitë e vjetra’’, u shpreh Neranzi.
Nga ana tjëtër OSBE pas informimit pritet që të dalë me një raport në lidhje me këtë çështje brënda një kohe të shkurtër.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com