OSBE: Në maj 2013 zgjidhni
një prokuror të pavaru
Ambasadori i OSBE-së, përfshihet në debatin e përfundimit të mandatit të Ina Ramës dhe deklaron se me ndryshimet kushtetuese, maji i 2013 është koha kur i përfundon mandati i kryeprokurores dhe bëhet emërimi i pasardhësit. Wollfarth: "Emrin e Prokurorit zgjidheni para fillimit të fushatës elektorale"
TIRANE - Ambasadori i
OSBE-së Eugen Wollfarth përfshihet në debatin e përfundimit të mandatit të Ina Ramës dhe deklaron se me ndryshimet kushtetuese, maji i 2013 është koha kur i përfundon mandati i kryeprokurores dhe bëhet emërimi i pasardhësit. Ndërkohë që kreu i grupit PD-së, një ditë më parë, në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” deklaroi se në nëntor nisin procedurat për emërimin e prokurorit të ri.
Menjëherë pas takimit me kryeprokuroren Ina Rama, rreth orës 12:00 Ambasadori vuri theksin te emërimi në këtë post të një personaliteti të kualifikuar dhe të pavarur dhe i bëri thirrje partive politike ta zgjedhin emrin para fillimit të fushatës elektorale.
”Është e vërtetë që ka intepretime të ndryshme. Fakt është që mandati i kryeprokurores është i kufizuar dhe jo i pakufizuar.Do të thoja që herët apo vonë, apo më mirë vonë se herët do të ketë një mundësi për të pasur një pasardhëes të Prokurorit të Përgjithshëm. Do të ishte shumë e rëndësishme që këto muaj dhe jo javë të përdoren për të kërkuar një personalitet të kualifikuar që të jetë në gjëndje të kryejë këtë punë sa më kërkuese dhe të pavarur. Do të shfrytëzoja rastin t'i bëj thirrje partive politike të shfyrtëzojnë kohën për të kërkuar një person të përshtatshëm dhe ta bëjnë jashtë fushatave politike. 2013 ka për të qenë një vit gjithë lëvizje. Por gjithashtu pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese, në maj 2008, maji i 2013 mbetet koha kur do të bëhet ndërrimi i prokurorit. Të shfrytëzohet kjo kohë për të përzgjedhur një personalitet të kualifikuar”- tha ambasadori Wollfarth sot rreth orës 12:00 në një prononcim për median jashtë ambienteve të Prokurorisë së Përgjithshme, menjëherë pas takimit me kryeprokuroren.
Në fjalën e tij Wollfarth këmbënguli në faktin që personi që do të ulet në postin e Prokurorit të Përgjithshëm duhet të jetë i kualifikuar. Madje vlerësoi së tepërmi punën e kryeprokurores Ina Rama për të ruajtur pavarësinë e këtij institucioni. “Vazhdoj të mbetem i impresionuar nga puna e Ina Ramës e cila ka drejtuar këtë zyrë prej vitesh dhe që në kohë shumë të vështira u ka kushtuar rëndësi elementeve të pavarësisë së institucionit”.
OSBE: ME RENDESI BASHKEPUNIMI MINISTRI PROKURORI PER 21 JANARINKreu i OSBE-se pranoi se me zonjën Ina Rama u disktua dhe për çështjen e 21 janarit. "Folëm dhe për 21 janarin. Do të thoja që ne kemi mbështetur punën investigative. Deri tani investigimet janë kryer nga prokuroria. Në emër të OSBE-së ka ende hapësirë për t’i mbështetur ata por së pari prorkurori duhet të punojë me shtetin shqiptar dhe ministritë kjo do ta përshpejtonte procesin që do të ishte shumë e rëndësishme". Wollfarth vlerësoi se mbetet me rëndësi kryerja e reformës në drejtësi dhe pavarësia e institucioneve.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
68.8%
-
Jo
27.7%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 1455
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15