OSBE në ndihmë të të verbërve për
të votuar në zgjedhjet e 23 qershorit
OSBE mbështet një trajnim për edukimin e zgjedhësve me aftësi të kufizuara për të votuar në zgjedhjet e 23 qershorit. Wollfarth: Të hiqet çdo pengese ndaj votimit të lirë
TIRANE - OSBE mbështet një trajnim për edukimin e zgjedhësve me aftësi të kufizuara për të votuar në zgjedhjet e 23 qershorit. Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen Wollfarth, ishte i pranishëm në hapjen e trajnimit dyditor për një grup të verbërish, të cilët do të trajnojnë, më pas, rreth dy mijë të verbër të tjerë për të votuar në zgjedhjet parlamentare.
“Asnjë shoqëri nuk mund të pretendohet se është demokratike nëse nuk marrin pjesë të gjithë qyetarët e saj dhe kjo gjë, siç nënkuptohet, fillon me heqjen e çdo pengese ndaj votimit të lirë”- tha ambasadori Wollfarth.
Pikërisht në kuadër të këtij qëllimi është projekti, dhe ndihma ku OSBE synon të japë në Shqipëri në promovimin e të drejtave të njeriut, duke i kushtuar vëmendje të veçantë romëve, personave me aftësi të kufizuar.
SHABLLONI ME ALFABETIN BREI PER TE VERBERIT
Të verbërit do të mund të përdorin alfabetit Brei për të votuar më 23 qershor. Shablloni që do të përdoret ditën e votimit është prezantuar sot gjatë një seminari të organizuar nga OSBE.
Brenda në këtë shabllon gjendet fleta e votimit me 66 partitë e listuara. Me anë të alfabetit Brei i cili gjendet mbi këtë shabllon të verbërit do të mund të identifikojnë partinë për të cilën do të votojnë .
(Foto: Shablloni me alfabetin Brei)
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterie Lleshi tha se jo vetëm për të verbërit por në tërësi për të gjithë personat me aftësi të kufizuara po krijohen kushtet që ata të përfshihen në votim.
Trajnimi është pjesë e një projekti të OSBE-së për edukimin e zgjedhësve me aftësi të kufizuara, të financuar nga qeveria gjermane, i cili zbatohet në bashkëpunim të ngushtë me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Shoqatën e të Verbërve të Shqipërisë.
Redaksia online
(s.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66%
-
Jo
30.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3601
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15