OSBE-ODIHR apel për zgjedhjet:
Procesi duhet që të jetë paqëso

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili zhvilloi një takim kreun e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it, Peter Tejler, me të cilin diskutuan në lidhje me zgjedhjet e 25 qershorit.
 
Kreu i Misionit të Vëzhgimit, Peter Tejler u shpreh se zgjedhjet duhet të jenë sa më paqësore dhe në respektim të ligjit zgjedhor.
 
Sipas Tejler, këto janë objektivat më të rëndësishme që këto zgjedhje duhet të realizojnë për të ardhmen e vendit.
 
Ndërsa kryetari i LSI, Vasili theksoi se këto zgjedhje duhet të zhvillohen në një klimë sa më të qetë dhe se fushata zgjedhore duhet të përqendrohet te gara mes programeve të partive si dhe rritja e besimit te Parlamenti i ardhshëm.
 
“Lëvizja Socialiste për Integrim ka promovuar në listat e saj për deputetë të rinjtë dhe gratë, duke i dhënë një moral dhe cilësi Parlamentit të ardhshëm” u shpreh Vasili.
 
Në fund ta bisedës mes tyre, Tejler shprehu gatishmërinë për të mbajtur kontakte të vazhdueshme me Lëvizjen Socialiste për Integrim për problematikat që lidhen me procesin zgjedhor të 25 qershorit, ndërsa Vasili konfirmoi gatishmërinë për një bashkëpunim intensiv me OSBE/ODIHR. 


dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit

Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit