OSBE-ODIHR:Të zbatohet
rekomandimi për votimin elektronik

OSBE-ODIHR:Të zbatohet<br />rekomandimi për votimin elektronik<br>
Gjatë ditës së sotme po mbahet konferenca për “Teknologjinë në zgjedhje” me përfaqësues të OSBE-ODIHR, ambasadori Donald Lu dhe specialist të ndryshëm.

Në konferencë u kërkua ndërtimi i komisionit ad hock para reformës zgjedhore, ky është njëri prej rekomandimeve që vlerësohet me prioritet nga OSBE-ODIHR.

Votimi elektronik duhet të vihet në zbatim në zgjedhjet e ardhshme, por si fillim kërkohet një studim fizibiliteti dhe më pas të vihet në zbatim,kjo do shmangi abuzimet për manipulimin e votave por edhe plotësimin e standardeve evropiane.

Fjala e plotë:

Bashkimi evropian pret ndërtimin e komisionit ad hock para reformës zgjedhore, është shumë e rëndësishme kjo përfshihet në rekomandimet e OSBE.

Kjo duhet të ndodhi para zgjedhjeve të viti 2019, disa vendime të 
OSBE-ODIHR janë adresuar por kjo mbetet një sfidë që duhet realizuar.

Politizimi ekstrem, abuzimi me burimet shtetërore kanë penguar këtë proces demokratik. Nëse bien dakord për votimin elektronik, duhet të bëhet një studim fizibiliteti.

Ne po e ndjekim me prioritet reformën e drejtësisë, por cilësia e zgjedhjeve është në radhë të parë vullnet politik.


Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU