OSBE ofron mbeshtetje per Mitrovicen


PRISHTINE, 2 dhjetor/ATSH/. - Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger, ka vizituar te martën Mitrovicën, për t'u njohur për së afërmi me gjendjen e përgjithshme në këtë komunë, qeverisjen lokale, liritë e të drejtave të njeriut, si dhe kthimin e personave të zhvendosur në pronat e tyre, ben te ditur KosovaPress.
Ai gjatë një takimi me kryetarin e kësaj komune, Agim Bahtiri, u njoftua për projektet që kanë për qëllim zhvillimin ekonomik të komunës, si bazë kryesore për ofrimin e komuniteteve dhe tejkalimin e tensioneve. "Kam punuar shumë për të krijuar kushte për investitorë dhe tash kemi filluar t'i vjelim edhe frytet, pasi që ka shumë të tillë që dëshirojnë të investojnë në Zonën e Lirë Ekonomike. Krahas kësaj jam angazhuar në tejkalimin e problemeve ndëretnike dhe sot gjendja është më e mirë se përpara. Popullata joshqiptare që jeton në jug dhe në veri të lumit Ibër e ka kuptuar qëllimin tonë të mirë dhe po i mbështet projektet tona që kanë për qëllim zhvillimin e ekonomik dhe integrimin", ka thënë Bahtiri.
Në anën tjetër, shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Schlumberger, është shprehur të jetë i kënaqur me punën që po bëhet në Mitrovicë, duke shprehur mbështetjen e plotë të OSBE-së në fushat në të cilat ajo ka kompetenca. "Qasja e juaj pozitive e integruese ndaj komunës së re në veri të Mitrovicës është me rëndësi të madhe për të gjithë qytetarët e të dyja komunave, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike. Kjo qasje, po ashtu do të ndikoj pozitivisht edhe në dialogun e ardhshëm që duhet të vazhdohet ndërmjet Kosovës e Serbisë", ka thënë ndër të tjera Schlumberger. /a.ke/

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?