OSBE-OKB, konferencë për sigurinë, merr pjesë Dervishaj

TIRANË, 10 Korrik/ATSH/-Zëvendësministri i Jashtëm, Sokol Dervishaj mori pjesë në konferencën e përbashkët të organizuar nga OSBE-ja dhe OKB-ja me temë "Forcimi i bashkëpunimit OSBE-OKB në reformën e sektorit të sigurisë", zhvilluar në Hofburg, Vjenë.
Sipas njoftimit zyrtar, në të morën pjesë zyrtarë të lartë të OSBE-së dhe OKB-së, ekspertë të fushës së sigurisë, si dhe ambasadorët dhe diplomatët e shteteve anëtare të OSBE-së, të cilët diskutuan për rrugët dhe mundësitë për rritjen e bashkëpunimit midis këtyre organizatave në fushën e menaxhimit dhe reformës në sektorin e sigurisë.
Dervishaj referoi në panelin e dytë të konferencës, ku u diskutua për mbështetjen e reformës në fushën e sigurisë së shteteve anëtare dhe mësimet e nxjerra nga Evropa Juglindore. Ai ofroi përvojën e Shqipërisë në përgatitjen dhe hartimin strategjisë kombëtare të sigurisë, si dhe informoi për bashkëpunimin me OSBE-në dhe OKB-në në fushën e sektorit të sigurisë.
Dervishaj pati një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së z. Zannier, me të cilin diskutoi për zhvillimet më të fundit në rajon, rritjen e rolit dhe kontributit të Shqipërisë në organizatë dhe bashkëpunimin e mëtejshëm me OSBE-në./a.gegvataj/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 34-vjeçari në Britani! GJKKO i kishte vënë masën 'Arrest në burg' për grup të strukturuar kriminal (EMRI)