OSBE organizon forum të nivelit të lartë për personat e zhvendosur nga Kosova
PRISHTINË, 20 shtator /ATSH/.- Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët (UNHCR) do të organizojnë takime të nivelit të lartë dhe teknik për zgjidhje të qëndrueshme për personat e zhvendosur nga Kosova, të hënën dhe të martën (21-22 shtator 2015), në Budva, Mal i Zi. Me 21 shtator, Grupi […]
/ATSH/.- Misioni i
OSBE-së në Kosovë dhe Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët (UNHCR) do të organizojnë takime të nivelit të lartë dhe teknik për zgjidhje të qëndrueshme për personat e zhvendosur nga Kosova, të hënën dhe të martën (21-22 shtator 2015), në Budva, Mal i Zi.
Me 21 shtator, Grupi Punues Teknik do të finalizojë propozimet në fushat me prioritet për zgjidhje të qëndrueshme, siç janë të drejtat pronësore, dokumentacioni civil, menaxhimi i të dhënave dhe bashkëpunimi. Në ditën e dytë, Forumi i Nivelit të Lartë, që përbëhet nga përfaqësues të institucioneve nga Beogradi, Prishtina, Podgorica dhe Shkupi do t'i shqyrtojnë dhe më pas do t'i miratojnë propozimet, bën të ditur njoftimi dërguar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.
Theksohet se këto takime ndërinstitucionale për zgjidhje të qëndrueshme për personat e zhvendosur nga Kosova janë vazhdimësi e procesit të filluar në konferencën e organizuar nga OSBE në Shkup në nëntor 2014. Që atëherë, Grupi Punues Teknik për zgjidhje të qëndrueshme është takuar dy herë në Prishtinë, në korrik dhe në shtator 2015.
Fjalimet përmbyllëse do të mbahen nga kryesuesit e delegacioneve përkatëse: Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, përfaqësuesi Rajonal i UNHCR-së për Evropën Juglindore Andrew Mayne, Zëvendës Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Igor Luk?i?, Ministri për Komunitete dhe Kthim i Kosovës Dalibor Jevti?, Shefi i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë Marko ?uri?, dhe Sekretari Shtetëror në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale të Maqedonisë Enver Husejin.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.7%
-
Gafë
50.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4912
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15