Programi sportiv i Prezencës do të bazohet në suksesin e Klubit të Regbisë Tirana, me synimin që të ndihmojë në shtimin e të rinjve që merren me regbi dhe të promovojë aspektet ndërkomunitare dhe ndërkufitare të sportit duke bashkuar të rinj nga e githë Shqipëri dhe nga rajoni për veprimtari stërvitore dhe turne.
Aktualisht, mundësitë që të rinjtë të merren me aktivitete ndërvepruese, si sporti, jashtë mjediseve të shkollës, janë të pakta. Pavarësisht vështirësive me financimin, Klubi ka mbështetur evenimente, ku garojnë rregullisht ekipe nga Shqipëria e rajoni.
"Zhvillimi i regbisë si sport në Shqipëri është relativisht i ri, por jo interesi dhe angazhimi që kanë shfaqur shumë të rinj në një periudhë kaq të shkurtër", tha Kryetari i Prezencës së OSBE-së, Florian Raunig. "Si rezultat, një ekip çoi në krijimin e një ekipi të dytë. Prandaj sot paraqesim Klubin e Regbisë Tirana dhe Klubin e Regbisë Ilirët, të cilët mbajnë veshur ngjyrat e klubeve të reja"
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)