OSBE, projekt për asgjësimin
e 80 tonë lëndë kimike në ushtri
OSBE-ja ndihmon ushtrinë shqiptare të çlirohet nga kimikatet e vjetra të rrezikshme. Janë 80 tonë lëndë kimike të rrezikshme, që ndodhen në repartet ushtarake të Shqipërisë.
TIRANË - Tetëdhjetë tonë lëndë kimike të rrezikshme, që ndodhen në repartet ushtarake të Shqipërisë, do të ripaketohen dhe do të grumbullohen në një vend të vetëm, për t’u ruajtur në mënyrë të sigurt, si pjesë e një projektit të Prezencës së
OSBE-së në Shqipëri, që filloi këtë javë.
“Këto kimikate ndodhen pranë zonave të banuara dhe paketimi ekzistues në shumicën e rasteve është thuajse plotësisht i shkatërruar, duke rrezikuar kështu jetën e njerëzve dhe mjedisin”, tha Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Florian Raunig. “Përmes këtij projekti, OSBE-ja synon të japë një kontribut domethënës në përmirësimin e sigurisë së qytetarëve të Shqipërisë”.
(Në foto: Nga procesi i ngarkimit të lëndëve kimike, projekt i OSBE në Shqipëri). Projekti mbulon 37 lloje të ndryshme lëndësh kimike, përfshirë substanca të rrezikshmërisë së lartë si dichloramine dhe xylenol, që ndodhen në mjedise ushtarake në Tiranë e qytete të tjera. Gjatë pesë javëve në vijim, ato do të ripaketohen, do të ruhen në mënyrë të sigurt e do të përgatiten për t’u eksportuar e për t’u asgjësuar jashtë, në një fazë të mëvonshme.
(Në foto: Nga procesi i ngarkimit të lëndëve kimike, projekt i OSBE në Shqipëri). Veprimet financohen nga OSBE-ja, Republika Çeke dhe Turqia dhe kryhen nga një kompani private e kontraktuar si dhe nga stafi i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, i cili është trajnuar nga OSBE-ja.
(Në foto: Nga procesi i asgjësimit të lëndëve kimike, projekt i OSBE në Shqipëri).Prezenca e OSBE-së e ka ndihmuar Shqipërinë, që nga viti 2008, në përpjekjet e saj për të asgjësuar municionet e tepërta konvencionale dhe kimikatet helmuese. Prezenca e OSBE-së ka ndihmuar në asgjësimin e 60 tonëve mélange (një përbërës toksik i karburantit të raketave), 120 tonëve dichloroethane, si dhe ka ofruar pajisje për shkatërrimin e municioneve të tepërta.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
57.1%
-
Jo
40.4%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 5019
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15