Zgjedhjet vendore të majit 2023 në Shqipëri përgjithësisht ishin të mirëadministruara dhe konkurruese. Ky është konkluzioni final i OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet vendore të 14 Majit. Megjithatë sipas ekspertëve ndërkombëtarë procesi u karakterizua nga polarizimi i vazhdueshëm midis partive kryesore politike.
Në gjetjet kryesore OSBE ka preferuar ta nënvizojë ndarjen e thellë të opozitës, me luftën e dy palëve në Partinë Demokratike.
Në raport thuhet se konkurrentët mund të bënin fushatë lirisht, por rastet e keqpërdorimit të burimeve shtetërore në nivel qendror dhe lokal, pretendimet për presion ndaj punonjësve të sektorit publik dhe votuesve, dhe pretendimet për blerje votash ishin shqetësuese.

Raporti ofron 27 rekomandime për afrimin e zgjedhjeve në Shqipëri në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe standardet e tjera ndërkombëtare për zgjedhje demokratike.
OSBE-ODIHR kërkon që të ketë një hetim të pavarur për të gjitha pretendimet për shkelje zgjedhore, përfshirë blerjen e votës, presionin ndaj votuesve dhe keqpërdorimin e burimeve shtetërore.
Gjithashtu vëzhguesit ndërkombëtarë bëjnë thirrje për një reformë zgjedhore kuptimplotë dhe adresimin e të gjitha rekomandimeve të ODIHR-it.
Delegacionet e vëzhguesve ndërkombëtarë sollën në Shqipëri afro 250 vëzhgues afatgjatë dhe afatshkurtër. Më 14 Maj 2023 Partia Socialiste fitoi në 54 bashki në vend ndërsa ‘Bashkë Fitojmë’ e Berisha-Meta në vetëm 7.
Rekomandimet kryesore përfshijnë:
Identifikimi dhe hetimi i pavarur i të gjitha pretendimeve për shkelje zgjedhore, përfshirë blerjen e votës, presionin ndaj votuesve dhe keqpërdorimin e burimeve shtetërore;
Të rritet ndërgjegjësimi për fenomenin e kahershëm të blerjes së votës dhe dënimi publik i praktikave të tilla;
Zbatimi i masave mbrojtëse efektive që sigurojnë fshehtësinë e votës dhe parandalojnë frikësimin e votuesve, votimin në grup dhe në emër të përfaqësuesit;
Angazhimi për reformën zgjedhore dhe adresimi i të gjitha rekomandimeve të ODIHR-it për të siguruar një kuadër zgjedhor gjithëpërfshirës dhe konsistent;
Rishikimi i dispozitave ligjore në lidhje me fushatën, përfshirë ato kundër keqpërdorimit të burimeve shtetërore, për të hequr paqartësitë dhe për të siguruar kushte të barabarta loje;
Sigurimi i zbatimit të drejtë të ligjit për të drejtën e informimit dhe mbështetja e gazetarisë së pavarur;
Sigurimi i stabilitetit të administratës zgjedhore duke përjashtuar zëvendësimet arbitrare të anëtarëve të administratës zgjedhore dhe duke rishikuar sistemin e emërimit të anëtarëve dhe sekretarëve të komisioneve të nivelit më të ulët;
Shmangia ose kufizimi i përdorimit të materialeve të paatribuara të prodhuara nga partitë ose autoritetet shtetërore në programet e lajmeve dhe informative gjatë fushatës zgjedhore.
(Kliko këtu për të lexuar raportin e OSBE për 14 majin)
SI.E./Shqiptarja.comKomente


Sa per te qeshur qe eshte OSBE ,zgjedhjet jane harruar dhe po afrojne te tjerat keta idjote nxjerin konkluzjone,kjo eshte BUROKRACI e paster dhe PA AFTESI per ti nxjere ne kohe.
PërgjigjuI vetmi qe bleu vota ishte Fred Beleri or teeeejjjjj