OSBE: Qeveria stop financimit
të padrejtë me reklamat

OSBE: Qeveria stop financimit<br />të padrejtë me reklamat
TIRANË Përfaqësuesja e OBSE-së për lirinë e medias Dunja Mijatoviç kritikon qeverinë shqiptare se përdor preferencat në shpërndarjen e reklamave shtetërore. MIjatoviç e cila prej 4 ditësh ndodhet në Shqipëri për të vëzhguar nga afër thotë se kjo situatë "eshte e dukshme dhe nuk ka nevojë" për sinjalizime.

"Kam folur me autoritete të ndryshme, shoqerinë civile, dhe nuk është nevoja të bëjmë ndonjë analizë të madhe pasi është e dukshme. Reklamat shtetërore shkoinë në media të caktuara. I kërkova autoriteteve shtetërore të bëjnë transparencë në shpërndarjen e reklamave shtetërore“- deklaroi Mijatoviç, sot në një konferencë për shtyp pas përfundimit të vizitës 4 ditore në Shqipëri.

Përfaqësueja e OSBE-së tha se sistemi i medias në Shqipëri ka nevojë urgjente për t'u reformuar. “Nevojitet të kuptohet që media është për t’u shërbyer njerëzve dhe jo politikës dhe biznesit". “Në Shqipëri ngulmojnë mediat e lira, por ato vuajnë kryesisht nga interesat ekonomike dhe politike, të cilat pengojnë pavarësinë editoriale. Duhet bërë më shumë për të mbrojtur lirinë e medias”, tha Mijatović.

TE REFORMOHET RTSH E KKRT
Moszbatimi i plotë i ligjeve për median, presioni ekonomik, klientelizmi dhe partishmëria e pronarëve të mediave, si dhe kushtet e këqija të punës për gazetarët (shumica e të cilëve punojë pa kontratë), një transmetues publik dhe një rregullues transmetimesh të dobët e me vështirësi të mëdha financiare, si dhe fusha e parregulluar e transmetimeve dixhitale janë sfidat më të mëdha, veçanërisht për gazetarinë investiguese në Shqipëri, tha Mijatović.

“Pa një transmetues publik dhe një rregullues transmetimesh të pavarur politikisht dhe financiarisht do të jetë e pamundur të krijohet një mjedis kur media të jetë e lirë dhe e gjallë. Është nevoja të reformohet RTSH-ja, si dhe KKRT-ja, në mënyrë që ato të mbrohen nga ndikimi politik si dhe të sigurojnë financimin e tyre, veçanërisht tani kur Shqipëria po i drejtohet dixhitalizimit”, tha Mijatović.

LIGJI PER TE DREJTEN E INFORMIMIT NUK FUNKSIONON
Mijatoviç nënvizon se mes gazetarëve mungon uniteti, bashkëpunimi që sjell më shumë profesionalizëm, “Edhe nëse keni pikëpamje të ndryshme edhe nëse keni axhenda të ndryshme politike, është e rëndësishme që në fund të fundit të gjithë gazetarët të jenë në një qëndrim kur një gazetar të ketë një hall a një problem. Problem tjetër janë dhe pagat e vogla të cilat pengojnë zhvillimin e një gazetarie investigative dhe mungesa e gazetarëve ”- nënvizoi përfaqësuesja e OSBE-së.

OSBE rekomandon qeverinë për të vënë në zbatim ligjin për të drejtën e informimit. “Ligji në Shqipëri për të drejtën e informimit është i mirë por nuk zbatohet pothuajse fare. Shqetësimin tonë e ngritëm dhe në ministrinë e Drejtësisë dhe në autoritet e tjera që takuan. Ky është një nga rekomandimet tona ”

MIJATOVIC: HIQNI SHPIFJEN
Po kështu Mijatoviç kërkon heqjen e nenit për shpifjen e gazetarëve dhe të qytetarëve. “Ajo që po ndodh është se janë zyrtarët që ngrenë akuzat për gazetarët. Heqja e shpifjes është e nevojshme që gazetarët të punojnë të lirë, duke përdorur informacione të vërteta, faktike.

Konferencë përmbyll vizitën e parë zyrtare të znj. Mijatoviç në Shqipëri, gjatë së cilës ajo u takua me Kryeministrin, zv/kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm, Komisionin parlamentar të Edukimit dhe Medias, Ministrin e Drejtësisë, Ministrin e Inovacionit dhe të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, Kryetaren e Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit, Drejtorin e Përgjithshëm të Radio-Televizionit Publik Shqiptar, përfaqësues të shoqatave të gazetarëve dhe gazetarë
(im/ln/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 14 vjeçarit/ Policia reagon pwr dëshminw e babait të shokut tw Martinit: Nuk ka një autor të dytë

Vrasja e 14 vjeçarit/ Policia reagon pwr dëshminw e babait të shokut tw Martinit: Nuk ka një autor të dytë