OSBE, Raunig: Armët kimike
nuk janë lodra që importohen

TIRANË - Armët kimike nuk janë lodra që importohen, ka thënë ambasadori i OSBE-së, Florian Raunig, gjatë një takimi me nxënës të disa rretheve. Gjatë takimit, Raunig është pyetur nga një prej nxënësve në lidhje me importimin e mundshëm të armëve kimike nga Siria për asgjësim këtu.

Duke u përgjigjur për këtë çështje, ambasadori i OSBE-së tha se ky është një vendim që duhet ta marrë shteti shqiptar së bashku me partnerët e tij. “Është një çështje e vështirë, pasi nga një anë është solidariteti me partnerë, me shtete miq, edhe për të ndihmuar popullin e Sirisë, nga ana tjetër, kuptohet, këto nuk janë lodra që importohen”, tha Raunig.
 
Duke folur për punën e OSBE-së, Ambasadori tha se javën e shkuar ka përfunduar  paketimi i mbi 80 tonë lëndëve kimike të rrezikshme - të fundit të mbetura në mjediset ushtarake - dhe tani OSBE-ja po bën përpjekje për të siguruar fondet për t’i transportuar këto lëndë për shkatërrim jashtë vendit. Ai sqaroi se kjo është një çështje e ndryshme nga debati për armët siriane, pasi, së pari këto janë lëndë ekzistuese në Shqipëri.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Gruaja që braktisi Kanadanë me të bijën për të ndjekur misionin shpirtëror, historia në podcastin 'Flasim'! Rama: E dashuroj paqen, por nuk e gjej

Gruaja që braktisi Kanadanë me të bijën për të ndjekur misionin shpirtëror, historia në podcastin 'Flasim'! Rama: E dashuroj paqen, por nuk e gjej