OSBE rrëzon opozitën e re: Ndryshimi i sistemit duhet të nisë një vit para zgjedhjeve

TIRANËOSBE ka rrëzuar kërkesën e opozitës parlamentare për ndryshimin e sistemit, me anë të së cilit synohet hapja e listave.

Nëpërmjet përfaqësuesit të tyre në Shqipëri, këshilltarit për reformën zgjedhore, Florian Hobdari, OSBE ka vënë theksin se procesi për ndryshimin e sistemi zgjedhor duhet të nis një vit përpara zgjedhjeve. Pas ndryshimit të periudhës zgjedhore, si pasojë e dakordësisë së arritur mes palëve në Këshillin Politik (15 Prill-15 Maj dhe 15 Tetor – 15 Nëntor) , për OSBE-në, është vonë për të nisur diskutimet për këtë çështje, edhe pse është një nga kërkesat e panegociueshme të opozitës parlamentare.

"Nëse një shtet pjesëmarrës i OSBE-së vendos të ndryshojë sistemin zgjedhor, ne mund të ofrojmë mbështetje për procesin nëpërmjet të cilit kryen këto ndryshime. Ky proces, sipas të gjitha praktikave më të mira ndërkombëtare dhe të theksuara me forcë nga Këshilli i Evropës duhet të nisë të paktën një vit përpara zgjedhjeve të radhës dhe duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent", është shprehur Hobdari në mbledhjen e përbashkët të Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, administratën publike dhe të drejtat e njeriut.

Eksperti i OSBE-së thekson se nismat për ndryshimet Kushtetuese është një moment i rëndësishëm, për këtë arsye kjo organizatë shprehet e gatshme për të ndihmuar Shqipërinë me praktika më të mira ndërkombëtare, edhe shembuj të shteteve që përdorin kombinimin e listave të hapura me mundësinë e koalicioneve parazgjedhore.

"Shqyrtimi i nismave ligjore në lidhje me ndryshimin e Kushtetutës përbën padyshim moment shumë të rëndësishëm, veçanërisht kur, siç është edhe rasti i sotëm, me anë të nismës kërkohet ndryshimi i disa elementëve të sistemit zgjedhor që parashikohen në ligjin themelor të vendit.(...) Po kështu, ne mund të ofrojmë informacione rreth shteteve brenda hapësirës së OSBE-së që përdorin disa kombinime të caktuara, për shembull kombinimin e “listave të hapura” me mundësinë e koalicioneve parazgjedhore", vijon deklarata.

Opozita këmbëngul në hapjen e listave,vendosjen e një pragu për hyrjen në parlament dhe heqjen e koalicioneve. Për këtë, ata kanë ditën e sotme edhe një takim me kryeministrin Edi Rama, pasi kanë deklaruar se nuk do të votojnë në Kuvend marrëveshjen e arritur nga Këshilli Politik.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 07/07/2020 17:50

    OSBE JA FUT KOT SE ESHTE E BLERE NGA RAMA,,,,1 vit nga sot mbahen zgjedhjet,,koha eshte e mjaftueshme,,,murrizi ka te drejte duhen lista te hapura,,i gjithe populli i do listat e hapura....///

    Përgjigju
  • Illi: 07/07/2020 16:53

    Çështja e listave, të hapura apo te mbyllur, ashtu sikunder pragu elektoral apo kolicionet nuk përbëjnë problematika që kërkojnë ndryshim sistemi?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

BE: Sanksione të reja ndaj flotës së fshehtë të Rusisë, pas sabotimit të dyshuar kabllor nënujor

BE: Sanksione të reja ndaj flotës së fshehtë të Rusisë, pas sabotimit të dyshuar kabllor nënujor