OSBE: S’ka ngërç politik në vend
Presidenti? Sipas Kushtetutës
Ambasadori Eugen Wollfarth gjatë një vizite në qytetin e Elbasanit tha se deri më tani ka pasur progres për reformën zgjedhore. Ai bëri apel për më shumë besim mes palëve. Zgjedhja e Presidentit: Bëjeni sipas Kushtutës.
ELBASAN –
OSBE deklarohet optimiste për realizimin e reformës zgjedhore, ndonëse afati zyrtar ka ditë që ka kaluar. Ambasadori Eugen Wollfarth, gjatë një vizite në universitetin "Aleskandër Xhuvani" në qytetin e Elbasanit tha se deri më tani ka pasur progres për këtë të fundit.
“Komisioni i posacëm i reformës zgjedhore është duke punur, deri tani nuk shoh ndonjë ngërc. Është shumë e rëndësishme që kjo detyrë e komisionit të reformës zgjedhore të trajtohet në parlament dhe bashkëkryetarët e komisionit po bëjnë një punë të shkëlqyer. Komisioni i posacëm i reformës zgjdhore është duke kontribuar gjithashtu edhe në nivel ekspertësh dhe ne këtë javë do të kemi një vizitë të OSBE ODIHR. Kështu që jam i bindur që se do ketë progres. Progresi mund të arrihet”, tha Wollfarth.
Reforma zgjedhore duhej të kishte përfunduar, por për shkak të zvarritjes nga mazhoranca, ajo është shtyre dy herë dhe afati i fundit është lënë fundi i muajit prill. Nisur nga ky fakt, Ëollfarth përsëriti apelin për më shumë besim mes palëve.
“Është shumë e rëndësishme që mes politikanëve dhe popullit të krijohet besim mes njëri-tjetrit. Zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë planifikuar për 2013, këtë verë planifikohet të bëhet zgjedhja e presidentit . Është shumë e rëndësishme për vendin, për zyrtarët e ardhshëm që të ketë një proces dinjitoz”, deklaroi ambasadori.
Ndërsa duke u ndalur tek zgjedhja e presidentit të ri, Wollfarth tha se ai duhet të zgjidhet sipas Kushtetutës.
“Tani është koha për të kërkuar kandidatë të mirë, për të parë sesi do bëhet votimi në parlament, por Kushtetuta është shumë e qartë për këtë. Unë sigurisht shpresoj që të ketë një proces dinjitoz që ky vend dhe njerëzit e tij e meritojnë”, deklaroi kreu i OSBE-së.
(aq/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45.1%
-
I keq
21.3%
-
As i mirë as i keq
33.5%
Vota total: 1082
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15