OSBE: Shpresojmë që protesta e opozitës të jetë paqësore dhe demokratike

OSBE: Shpresojmë që protesta e opozitës të jetë paqësore dhe demokratike

Delegacioni i OSBE

Delegacioni i Asamblesë parlamentare të OSBE gjatë vizitës në Tiranë ditën e sotme ka komentuar edhe protestën që opozita do të zhvillojë nesër para Kryeministrisë. OSBE thekson se shpreson që protesta të jetë paqësore dhe demokratike.

Shpresojmë që protesta e opozitës të jetë paqësore dhe demokratike

Delegacioni i Asamblesë parlamentare të OSBE

Deklarata e plote e misionit ne Tirane per viziten e delegacionit te OSBE dhe protesten e opozites

Një delegacion i nivelit të lartë të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, i cili përbëhet prej Presidentit të saj George Tsereteli dhe Sekretarit të Përgjithshëm Roberto Montella, po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Zyrtarët e lartë kanë zhvilluar takime me Presidentin, Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin.

Gjatë takimeve ata shprehën vlerësimin e tyre sa i përket mbështetjes së Shqipërisë për veprimtaritë e OSBE-së, si dhe gatishmërinë e AP të OSBE-së për ta shoqëruar popullin shqiptar dhe udhëheqësit e tij në procesin e reformave që po implementohet në vend.

Në lidhje me protestën që do të mbahet të shtunën nga opozita shqiptare, shprehën shpresën se ajo do të jetë paqësore dhe demokratike

Delegacioni i OSBE në Tiranë

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale