Ambasadori i OSBE në Shqipëri, Bernd Borchardt ka zhvilluar mesditen e sotme një takim me partitë e vogla, kryefjalë e së cilës kanë qenë zhvillimet e fundit politike. Borchardt ka përsëritur deklaratën e tij, se ndërkombëtarët nuk do të ndërhyjnë që palët të gjejnë një zgjidhje, pasi sipas tij, janë partitë politike që duhet të gjejnë zgjidhjen më të mirë. Në fjalën e tij, ambasador i OSBE ka theksuar se ndërkombëtarët kanë dhënë disa propozime, por "fjalën e fundit" do e thonë vetë partitë.
Duke bërë një analogji me situatën politike në vitin 2007, ku u shtynë zgjedhjet, Borchardt u shpreh se një proces i tillë është komplikuar që të realizohet, e ndërsa ngriti pyetjen se "çfarë të mire, mund të sillte ky vendim".
"Të mendojnë për një zgjidhje, dhe kjo zgjidhje duhet gjetur në Shqipëri. Ka shumë mënyrë për të gjetur një zgjidhje, por u takon atyre dhe partive të tjera politike që të bien dakord për njërën prej tyre. Kjo nuk na takon neve. Ne i nxitim partitë politike të ecin përpara, të gjejnë zgjidhje dhe ne jemi ata që mund të japin ekspertizë se cilat zgjidhje mund të funksionojnë dhe si mund të funksionojnë. Por se cila do të ishte zgjidhja e mirë për një vend… ky është një vendim sovran. Ne vetëm mund të këshillojmë për funksionimin e këtyre zgjidhjeve. Për momentin kemi një datë zgjedhjesh, 30 qershorin. Pikë. Ndryshimi i datës është një proces i ndërlikuar. Sigurisht që shtyrja e zgjedhjeve ndodhi në 2007-n, por a është kjo një zgjidhje e mirë? Kjo është diçka që duhet ta vendosin aktorët politikë në vend. Pastaj, vetëm shtyrje? Çfarë do të ndryshonte kjo", tha Borchardt.
Takimi me Borchardt, erdhi pak pasi këto parti nënshkruan marrëveshjen e koalicionit opozitar zgjedhor, me qëllim krijimin e një qeverie tranzitore pa Ramën kryeministër, që sipas tyre do të garantojë zhvillimin e zgjedhjeve të lira.
B.K./G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11329
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Akuzat për paligjshmëri në garën për drejtorin e RTSH, OSBE: Të jetë proces i bazuar në meritë! Gonzato: Të sigurojmë transparencë
31 Janar, 17:36
-
Rikuperimi i aseteve të paligjshme, ambasadori Tarran: Forcojmë bashkëpunimin, të shtohen përpjekjet në luftimin e krimit të organizuar
30 Janar, 17:59
-
26 vite nga Masakra e Reçakut, presidenti Begaj: Lavdi përjetë burrave dhe grave të Kosovës që qëndruan për lirinë e saj
15 Janar, 09:18
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor 2024, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27