OSBE shuplakë opozitës: Turbulencat politike zgjidhen vetëm me dialog, dhuna përjashtohet kategorikisht

OSBE shuplakë opozitës: Turbulencat politike zgjidhen vetëm me dialog, dhuna përjashtohet kategorikisht

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka pritur sot Përfaqësuesin Special të OSBE, Ambasadorin Andreas Nothelle, i cili ishte i shoqëruar edhe nga Ambasadori Bernd Borchardt, Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

Në takim u bisedua për sfidat e Shqipërisë , e cila do të marrë Presidencën e OSBE në vitin 2020. Në takim u fol edhe mbi situatën politike në Shqipëri. Përfaqësuesi Special i OSBE Nothelle nënvizoi se turbulencat politike në Shqipëri mund të zgjidhen vetëm me dialog dhe në mënyrë paqësore, duke përjashtuar kategorikisht përdorimin e dhunës.

Shqipëria po përgatitet seriozisht për të përmbushur me sukses të gjitha detyrat në kuadrin e Presidencës së OSBE-së, për të kontribuar për sigurinë dhe stabilitetin në të gjitha rajonet ku OSBE është prezente, por edhe në rajonin tonë.

Presidenca e OSBE-së është një mundësi që Shqipëria të konfirmohet si një faktor kyç për garantimin e sigurisë dhe paqes në botë dhe si një kampion i vlerave evropiane e perëndimore. Kuvendi i Shqipërisë do të mbështesë maksimalisht Qeverinë dhe institucionet shqiptare të angazhuara në këtë lidership”-tha Ruçi.

Ambasadori Andreas Nothelle, i cili është në Shqipëri për të ndihmuar shërbimet e Kuvendit dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme për kryerjen me sukses të misionit të Shqipërisë si Presidente e OSBE-së në vitin 2020 tha se komuniteti ndërkombëtar ka besim të plotë te Shqipëria.

“Komuniteti ndërkombëtar ka besim të plotë se Shqipëria do ta përmbushë me sukses të plotë këtë mision të rëndësishëm në nivel global. Asambleja Parlamentare dhe Sekretariati i OSBE-së janë krenarë për Presidencën shqiptare, angazhimin tuaj dhe pritshmëritë e mëdha që kemi nga kjo Presidencë. Shqipëria do të tregojë se si një vend i vogël mund të bëhet një lidership i madh.”, theksoi ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja