TIRANE - Pas ambasadorit të bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi, i cili mblodhi gratë deputete më 8 Mars, ka qenë kreu i prezencës së
OSBE-së në Shqipëri Eugen Wollfarth i cili ka ndjekur të njëjtin shembull, duke zhvilluar sot një drekë pune me to.
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Eugen Wollfarth ka ngritur zërin për pjesëmarrjen e grave në politikën shqiptare, konkretisht në listat e deputetëve për zgjedhjet e përgjithshme të 23 Qershorit. Wollfarth tha se do të shpresonte të shihte një numër grash në pozicione “të mira” në listat e partive në përputhje me kuotën gjinore, të cilat sipas tij janë pararoja e bashkëpunimit ndërpartiak.
Gratë politikane, sipas ambasadorit Wollfarth, do të nxisnin gjithashtu angazhimin e grupeve të cilat nuk janë të përfaqësuara në jetën politike shqiptare.
“Listat e kandidatëve të partive politike për zgjedhjet e qershorit do të hartohen së shpejti. Unë do të shpresoja dhe prisja të shihja një numër grash në pozicione ‘të mira’ në listat e partive, në përputhje me frymën e kuotës gjinore. Kjo, jo vetëm do të dërgonte një sinjal të fortë për angazhimin e partive në përmbushje të kuotës gjinore, por do të shërbente edhe si një nxitje e mëtejshme për pjesëmarrjen e grupeve që nuk janë të përfaqësuara sa duhet në jetën politike shqiptare,” shtoi ai.
Wollfarth solli në vëmendje mbështetjen që OBE-ja ka dhënë në rritjen e pjesëmarrjes së grave në jetën politike publike.
“Ne kemi zhvilluar programe për rritjen e kapaciteteve të grave në role drejtuese dhe kemi ndihmuar në komunikimin e deputeteve me zgjedhësit e tyre. Përveç kësaj, kemi ndërtuar struktura bashkëpunimi për afërsisht 1 500 gra nga politika në nivelin kombëtar e vendor, shoqëria civile dhe biznesi. Gëzohem kur shoh se të gjitha këto përpjekje po japin fryte dhe se deputetet janë pararoja e bashkëpunimit ndërpartiak” tha Ambasadori Wollfarth, në veprimtarinë e sotme.
Dreka e punës me deputetet e Kuvendit, u zhvillua për të vënë në dukje arritjet në promovimin e rolit të grave në jetën politike dhe për të nxitur rritjen e mëtejshme të përfaqësimit të tyre në legjislaturën e re. Veprimtaritë e Prezencës për promovimin e grave në qeverisje mbështeten në përvojën rajonale të OSBE-së në përkrahjen e përpjekjeve të shtetit dhe organizatave joqeveritare për zbatimin e objektivave më ambicioze për barazinë gjinore.
Redaksia Online
(Greta Malaj/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.5%
-
Jo
20.9%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 2858
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15