“Sulmet e raportuara ndaj policëve dhe njerëzve që udhëtonin me autobus janë të papranueshme dhe unë i dënoj fuqishëm ato”, tha Almhofer.
Ai më tej shtoi se “Jam i shqetësuar në lidhje me raportimet për përdorimin e tepruar të dhunës nga disa policë, dhe i bëjë thirrje Inspektoratit të Policisë së Kosovës që të hetojë çdo sjellje të keqe të policisë”.
Misioni i OSBE-së është i mandatuar për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike.
/rg/shqiptarja.com/