OSBE, telefona satelitorë Policisë
së Shtetit për zgjedhjet

TIRANË - Prezenca e OSBE-së i huazon telefona satelitorë Policisë së Shtetit si asistencë teknike zgjedhore
 
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i ka huazuar aparate telefonike satelitore Policisë së Shtetit në mbështetje të punës së kësaj të fundit në zonat e largëta rurale gjatë zgjedhjeve parlamentare që mbahen më 23 qershor 2013. Prezenca e ofroi një shërbim të ngjashëm edhe në prag të zgjedhjeve për organet e qeverisë vendore në vitin 2011, duke mbuluar edhe kostot e komunikimit.
 
Kjo ndihmë është pjesë e mbështetjes që Prezenca e OSBE-së iu jep institucioneve të shtetit shqiptar për të siguruar administrimin e suksesshëm teknik të procesit zgjedhor.
 
“Çdo qytetar shqiptar gëzon të drejtën për të votuar dhe për t’iu numëruar vota e tij apo e saj, pavarësisht nëse e hedh votën në qendër të qytetit apo një luginë të largët,” tha Kryetari i Prezencës së OSBE-së, Ambasadori Eugen Wollfarth. “Këto aparate telefonike do ta ndihmojnë personelin e Policisë së Shtetit shqiptar për të komunikuar gjatë zgjedhjeve edhe në zonat më të largëta të vendit.”
 
 Redaksia Online
(mag/shqitparja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës